Manchester City shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare në Premier League
Një Komision i Pavarur ka shpallur Manchester City-n fajtor për shkelje të rregullave financiare të Premier League gjatë periudhës 2009-2018.
Sipas vendimit, klubi ka përdorur gjatë kësaj periudhe “kontrata të rreme” me disa prej partnerëve të tij komercialë, duke u mbështetur në marrëveshje që, sipas komisionit, synonin të rrisnin artificialisht të ardhurat e klubit dhe të ulnin kostot e tij.
Premier League bëri të ditur gjithashtu se Manchester City është gjetur fajtor për shumicën e akuzave që lidhen me mosbashkëpunimin me hetimin, megjithëse nuk është bërë publike një shifër e saktë për numrin e shkeljeve në këtë kategori.
Çështja lidhet me një proces të gjatë hetimor mbi mënyrën se si klubi raportonte të ardhurat dhe shpenzimet e tij gjatë viteve 2009-2018.
Italia përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku pas 12 vitesh
Lavrov: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë
Kalifornia njeh zyrtarisht dy festat islame, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin
- 18:25 Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri
- 18:19 Italia përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku pas 12 vitesh
- 18:15 Lavrov: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë
- 18:04 Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, opozita kërkon seancë të posaçme për Reformën Territoriale
- 18:03 Kalifornia njeh zyrtarisht dy festat islame, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin
- 18:00 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon marrëveshje të re bërthamore SHBA-Rusi