E ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, nënkryetarja e PD-së, Erisa Bajaziti, kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po e prezanton Shqipërinë në forumet evropiane.
Bajaziti tha se në një proces kaq të rëndësishëm si anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të prezantojë realitetin e saj dhe të flasë për problemet që lidhen me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.
Ajo solli në vëmendje edhe situatën e zjarreve gjatë verës, duke e lidhur dëmin e shkaktuar me mungesën e reagimit në kohë nga qeveria.
Bajaziti deklaroi se integrimi në BE nuk mund të reduktohet te promovimi i turizmit, diellit apo jetës në Tiranë, por duhet të shoqërohet me standarde evropiane dhe institucione të pavarura.
“Për çfarë Evrope jemi duke folur, për çfarë standardesh jemi duke folur?”, u shpreh ajo, duke kërkuar që qeveria ta trajtojë procesin e integrimit me më shumë seriozitet dhe të përballet me problematikat konkrete të vendit.
Pjesë nga intervista:
Në fakt, kjo histori ka dimensione të ndryshme, dhe mendoj që pritshmëritë në raport me anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian janë të ndryshme dhe mendoj që ka ardhur momenti të bëjmë një analizë të thellë të pritshmërive që ka Bashkimi Evropian në raport me Shqipërinë, por edhe pritshmëritë që ka qytetari shqiptar në raport me Bashkimin Evropian.
Në fakt, kryeministri shqiptar është duke shëtitur anë e mbanë botës, ai vjen në Bruksel. Dëgjova disa fragmente që ka mbajtur sot në konferencën e Brukselit, ku i drejtohet gazetares dhe i thotë që infrastruktura në Bruksel mund të jetë më e mirë se ajo që është në Tiranë, por ndoshta është më interesante që dikush të dëshirojë të vijë në Tiranë.
Dhe këtu sheh parlamentarin dhe mënyrën se si ai e trajton Shqipërinë me këto forume, në këto konferenca të rëndësishme, ku në të vërtetë Shqipëria duhet të shfaqë fytyrën e saj të vërtetë.
Dhe është ironike që në një konferencë mbi turizmin, nëse do të duhet që ne të kthehemi pas në kohë gjatë momentit të dy muajve të verës në Shqipëri, ne e dimë shumë mirë se si e përjetuan shqiptarët verën në Shqipëri, në zjarret me mungesën e veprimit të shpejtë kundrejt këtyre zjarreve, dëmit të miliona parave që dëmtohen pikërisht nga mosqeverisja e mirë dhe mosmarrja e masave në kohën e duhur.
Por pra, për çfarë Evrope jemi duke folur, për çfarë standardesh jemi duke folur dhe sa seriozisht e ka marrë kryeministri i vendit anëtarësimin në BE, kur ai pikërisht në këto forume flet për diell, për kafe, për shëtitje në bulevard. Mua më vjen shumë keq, do të kisha dashur që aty të prezantoheshin nga një njeri që e merr seriozisht këtë proces, dhe nëse do të duhet të flasim për seriozitet, duhet të flasim për institucione që funksionojnë, për institucione të pavarura, për dikë që e sheh situatën në Shqipëri ashtu siç është ajo realisht.
© SYRI.net
Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Zhupa: Do ta vazhdoj betejën kundër koncesioneve të pasurisë kulturore
VIDEO/ Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri
Takim me deputetët gjermanë/ Vata: Shqetësim për protestat, korrupsionin dhe mungesën e transparencës