web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama po bën spastrim etnik”/ Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

29 Shtator 2026, 18:29, Politikë CNA

“Rama po bën spastrim etnik”/ Berisha takon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar përfaqësues të lartë të Kosovës ndërsa ndodhet në Strasburg.

Mësohet se në takim ishin të pranishëm: përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, nënkryetari i parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola; Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

 “Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Berisha, teksa ka ngritur shqetësimin gjatë takimit edhe për situatën politike në Shqipëri.

Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor./CNA





Lajmet e fundit nga