• Kontakt
Tuesday, September 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte

18:38 : 29/09/2026
në RAJONI

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një grup prej 23 shqiptarësh të njohur si “Grupi i Intelektualëve” gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u zbuluan muajin e kaluar në varre masive në Zubin Potok.

Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D, V.L., R.R. dhe D.D., u arrestuan të dielën dhe prokurorët kanë kërkuar që ata të mbahen në paraburgim teksa i vazhdojnë hetimet ndaj tyre për kryerjen e krimeve ndaj popullsisë civile.

Në një njoftim për media të martën, gjykata tha se e pranoi kërkesën që secili prej nëntë të dyshuarave të mbahet për një muaj në paraburgim.

Ajo e arsyetoi vendimin duke thënë se rreziku është i madh se, nëse lihen në liri, të dyshuarit mund ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Sipas saj, ata kanë nënshtetësi serbe dhe vendbanim në Serbi, dhe kjo rrit rrezikun që ata të përpiqen të ikin për ta shmangur përballjen me përgjegjësinë.

Lexo edhe:

Identitete dhe të dhëna të tjera në shitje, si funksiononte tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitë e tyre, duke penguar administrimin e drejtë dhe të plotë të provave, si dhe zbardhjen e plotë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.

Numri i të dyshuarve për rastin e varreve masive në Zubin Potok lidhur me “Grupin e Intelektualëve” ka shkuar në 13 tashmë, pasi katër të dyshuar të tjerë po mbahen në qendër të paraburgimit tash e një muaj.

Grupi prej 23 “intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.

Rreth dy muaj më parë, autoritetet ligjzbatuese gërmuan dhe gjetën mbetje mortore të së paku 23 njerëzve në tri lokacione në Zubin Potok, në veri të vendit.

Deri tani janë konfirmuar tri viktimat e para: Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu, dhe autoritetet janë duke punuar për identifikimin e 20 viktimave të tjera të gjetura atje.

Mostrat e këtyre mbetjeve mortore janë dërguar për analiza të ADN-së në Hagë të Holandës, te Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Ndërkohë, të martën më herët, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës njoftoi se ka identifikuar edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në vend.

Ai ka sqaruar se këto identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në komunën e Zubin Potokut, dhe as me zhvillimet e fundit apo lokacionet e tjera të adresuara gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, të cilat tani ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore.

Aktualisht, institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë lokacion janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, edhe në bazë të pamjeve satelitore.

Kosova kërkon nga Serbia edhe qasje në lokacione të tjera dhe të dhëna nga arkivat për personat e zhdukur.

Sipas Kushtrim Garës nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në territorin e Serbisë janë konfirmuar deri tani pesë varreza masive – Batajnica, Petrovo Sello, Peruçaci, Rudnica dhe Kizhevaku – ku janë gjetur më shumë se 950 viktima të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se, nëse këto pesë lokacione janë pjesë e një liste prej 16 varrezash masive të bërë publike në vitin 2001, atëherë mund të ketë edhe të paktën 11 lokacione të tjera në territorin e Serbisë.

Në Kosovë, ndërkohë, kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë në disa lokacione. Sipas Garës, janë zhvilluar ose planifikuar gërmime edhe në Skenderaj, Mitrovicë të Veriut, si dhe në rajonet e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës./REL

Etiketa: kosovekrime lufteparaburgim

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Identitete dhe të dhëna të tjera në shitje, si funksiononte tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

18:09 : 29/09/2026
RAJONI

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

13:46 : 29/09/2026
RAJONI

PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

12:23 : 29/09/2026
RAJONI

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

11:15 : 29/09/2026
RAJONI

Kosovë/ A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

22:52 : 28/09/2026
RAJONI

”Jo në emrin tim”, Prishtina sërish në protestë për katërshen e UÇK-së

21:23 : 28/09/2026

TË GJITHA

Kosovë/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte

18:38 : 29/09/2026

Shqetësimet për sigurinë, OpenAI anulon lançimin e modelit të ri të AI

18:26 : 29/09/2026

Zjarr në Gorishovë, flakët përfshijnë ullishtet dhe masivin pyjor

18:16 : 29/09/2026

Identitete dhe të dhëna të tjera në shitje, si funksiononte tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

18:09 : 29/09/2026

Qeveria braktis blegtorët/ Bie prodhimi vendas, Shqipëria mbushet me qumësht të importuar

17:57 : 29/09/2026

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë ushtarake që furnizon Ukrainën

17:49 : 29/09/2026

EMRI/ Identifikohet 43-vjeçari që grabiti dhe përdh*noi fqinjen në Vlorë

17:37 : 29/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com