Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, deklaroi se problemet që mund të pengojnë integrimin europian të Shqipërisë nuk lidhen vetëm me çështjet e mjedisit apo turizmit, por mbi të gjitha me shtetin e së drejtës.
Duke iu referuar dosjeve të krimit të organizuar shqiptar në Belgjikë dhe dosjeve të Sky ECC, Bushkolaj tha se në Bruksel janë të njohura problematikat që lidhen me aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare.
Bushkolaj u ndal edhe te çështja e Ergys Agasit, SHISH-it dhe hetimeve të SPAK, duke pretenduar se lidhjet mes krimit të organizuar dhe institucioneve shtetërore kanë arritur në një nivel që, sipas tij, justifikon përdorimin e termit “narkoshtet”.
Diskutimi në studio:
Meço: Ky është... Kryeministri me 146 pyetje të dërguara nga opozita dhe...
Bushkolaj: Kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Zak Topuzi, më duket shumë më serioz dhe më dinjitoz kur e përfaqëson Shqipërinë...
Meço: Patjetër, e përshëndesim Zakun, se e përmendëm për mirë.
Bushkolaj: ...në konferencat e turizmit. Por problemi është që realiteti është krejt tjetër. Dhe unë gjykoj që në Bruksel e dinë mirë, për shkak se mos harrojmë që dosjet e Sky ECC-së na vijnë nga Brukseli. Grupet kriminale shqiptare operojnë kryesisht në portet e Brukselit pra. Portet e Brukselit, Holandës, dhe krimi shqiptar atje është një problem serioz dhe atje kanë një proces gjyqësor konkret. Dosja "Black Eagle", ku përmendet aty dhe emri i Edi Ramës në disa episode, përmendet edhe ajo ora e shtrenjtë për të cilën Edi Rama u përgjigj. Pavarësisht se narrativa e integrimit këtu lidhet me çështje të gjelbra si peshkimi, pyjet, nuk është ai thelbi i integrimit dhe thelbi i reformave. Këtu patjetër është shteti i së drejtës. Dhe çfarë ndodh me shtetin e së drejtës, ne e shohim çdo ditë. Ti fole për grup të strukturuar kriminal, është shumë më tepër se sa një grup i strukturuar kriminal...
Meço: Që bashkëpunon me SHISH-in, tha.
Bushkolaj: Është de facto ajo që kemi thënë, kapja totale e shtetit nga krimi i organizuar. Se ne kur flasim për Ergys Agasi, duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë, zëvendëskryeministri i kësaj qeverie e cilëson si koordinator me krimin e organizuar. Dhe çfarë ndodhi? Edhe operacioni i fundit i SPAK-ut pra, se si shkoi policia, ne e pamë ku u orientua policia. U orientua drejt zonës së Durrësit, ku ka bazën një grup kriminal, që dyshohet se është strehuar pra, Ergys Agasi gjatë arratisë së tij, del se është mbrojtur nga dy institucione. Nga SHISH-i, institucion i rëndësishëm ligjzbatues në vend, dhe nga një institucion që është grup kriminal që dominon portin e Durrësit, po themi dhe gjithë qytetin e Durrësit. Edhe ditën e arrestimit të Ergys Agasit, ne kemi pasur ardhjen e tij nga qyteti i Elbasanit ku ishte në një takim, siç diskutohet, me përfaqësues të një grupi kriminal. Këtu nuk ka se çfarë tjetër të ndodhë më, për të marrë termin narkoshtet. Edhe ne deri tani flasim për SHISH-in, po ne harrojmë AZHT-në. Jo më larg se sot për shembull, AZHT-ja zbardhi projektet e tjera, për kulla, një kullë 15-katëshe, madje dhe në Rrogozhinë pritet të bëjë një hotel 15-katësh, ndërkohë që të gjitha instancat ligjzbatuese ndërkombëtare e kanë orientuar SPAK-un, i kanë orientuar BKH-në, i kanë orientuar dhe partnerët, që pastrimi i parave këtu ndodh në turizëm. Për atë për të cilën po flet kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama sot nuk tha asgjë për narkoresortet, si ajo në Sarandë ku ndodhin ngjarje kriminale. Nuk tha për asgjë për ato resorte që dalin te dosja Albania Files, më fal, te dosja e atij grupit tjetër kriminal, prandaj...
© SYRI.net
‘Flet për kafe e shëtitje në Bruksel’, Bajaziti: Rama fsheh dështimin institucional në rrugën drejt BE-së
Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Zhupa: Do ta vazhdoj betejën kundër koncesioneve të pasurisë kulturore
VIDEO/ Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri