Berisha në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

29 Shtator 2026, 19:10Politika TEMA

Berisha në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.

Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.


Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njofton se gjatë takimit Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria.

“Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur lideri demokrat, duke e renditur këtë deklaratë mes qëndrimeve të tij për zhvillimet e fundit politike në vend


Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor.

Lini një Përgjigje