web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga drejt BE-së/ Hoxha në Ministerialin e Lartë në Austri: Zgjerim bazuar në meritë

29 Shtator 2026, 18:38, Politikë CNA

Rruga drejt BE-së/ Hoxha në Ministerialin e Lartë në Austri:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë këtë të martë në takimin e nivelit të lartë të ministrave në Austri.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet me dije se ministri Hoxha u ndal te prioritetet e Shqipërisë mbi integrimin europian, por edhe mundësitë për përfitime konkrete përpara anëtarësimit.

“Zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm, i bazuar në merita dhe me përfitime të prekshme për qytetarët në çdo fazë të tij”,-ka thënë Hoxha.

Takimi kishte në fokus çështjet europiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor./CNA 





Lajmet e fundit nga