LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 122-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • I pari që e mori fjalën ishte aktivisti Edison Lika, i cili deklaroi se qytetarët nuk do të heqin dorë nga protesta po u larguar kryeministri Rama nga qeveria dhe pushteti.  • Më tej, ai tha se SPAK duhet t’i drejtohet sërish Kuvendit me kërkesën për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut dhe ta arrestojë atë. • Ai theksoi se SPAK ka vënë me shpatulla pas muri shumë elementë të PS-së.  • Aktivistja Arvina Lleshi lexuar kërkesat e qytetarëve që prej nisjes së protestës, duke theksuar se ato vijojnë të mbeten të pandryshuara. • Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendsour para Kryeministrisë, Leshi tha se qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. • Ajo tha se ata kërkojnë gjithashtu ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit. Kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme.  • Aktivisti Arben Kola, ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme.• Kola tha se skandali i Vlora Hysenit nuk është histori rozë, por se po tentojnë që ta trajtojnë si histori romantike. • Aktivisti u bëri thirrje studentëve të bashkohen në shesh dhe të marrin në dorë fatet e vendit. • Kola u shpreh se Shqipëria kërkon drejtësi, demokraci dhe një parlament që të përfaqësohet nga shqiptarët dhe jo tradhtarët. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.

10 artikuj për këtë temë.

59 MINUTA ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.  Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 122-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Qeveria ka prodhuar skandalet më të mëdha, pas çdo afere është një spital që nuk ka ilaçe!

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Aktivisti

TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ndërsa fjalën e mori një aktivist. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai tha se qeveria ka prodhuar skandalet më të mëdha, ku pas çdo afere është një spital që nuk ka ilaçe.

Ai tha se pas këtyre 122 ditëve protestë qytetarët kanë lënë pas jo vetëm një periudhë të gjatë qëndrese, por edhe vite të mbushur me skandale. Ai tha se deri më sot arma e qeveritarëve nuk ka qenë as paraja, as banda, as mediat, por heshtja e popullit.

Aktivisti: Pas nuk kemi lënë 122 ditë në këtë shesh, por edhe vitet më të errëta të vendit tonë. Lamë pas një periudhë të mbushur me skandale dhe, pas çdo skandali, shoqëria jonë nuk gjeti forcën që të bëhej bashkë dhe të ndryshonte realitetin. Depresioni social që ne sot kalojmë vjen si pasojë e një grope të madhe që korrupsioni ka bërë jo vetëm te xhepat tanë, por dhe në ndërgjegjen dhe besimin që kemi te njëri-tjetri.

Kjo qeveri, në gjithë këto vite, prodhoi skandale nga më të ndryshmet, por në çdo moment ne duhet të kujtojmë se pas çdo skandali është dikush që ka braktisur vendin ose familjen, është dikush që rritet pa baba, një prind që ka fëmijën larg, një familje që mezi shtyn muajin. Pas çdo skandali është një spital që ka mungesë ilaçesh, pas çdo skandali është dikush që përbuzet me asistenca qesharake, pas çdo pasurie që merr një oligark është dikush që punon dhe mezi ia del.

Kjo qeveri nuk ka investuar vetëm në korrupsion, por edhe në kolonat që e mbajnë këtë sistem. Ky sistem e ka instaluar korrupsionin në mendjet tona dhe ne duhet ta kuptojmë qartë që arma e tyre nuk ka qenë as paraja, as banda, as mediat, por ka qenë vetë heshtja jonë.

Arma e tyre më e fortë ka qenë mosreagimi ynë, prandaj ne sot e kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo protestë, sepse na bën bashkë për të luftuar problemet që kalojmë. Prandaj të qëndrojmë së bashku, t’u tregojmë këtyre kriminelëve që jemi popull dhe jo milet, ta çojmë deri në fund, sepse edhe nëse ne nuk do duam të protestojmë, kjo tokë nuk e duron më padrejtësinë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim 

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje studentëve të marrin pjesë në protestë, pasi ata mund ta ndrshojnë vendin. Duke folura para protestuesve,  Xhemalaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe shpopullim, ndërsa kërkoi që protesta të vijojë.

Më tej, aktivisti tha se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë. Kjo duke pretenduar se herët apo vonë ai do të japë llogari për veprimet e tij.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Në një vend si Franca ku këta studentë kanë çdo gjë të siguruar dhe askush nuk u lejon të largohen nga vendi ata sërish ngrihen Këtu përse nuk kanë dalë studentët akoma. Lë të vijnë ky shesh është për ata…Ndaj ftesa ime sot është për të gjithë ata shqiptarë që kanë në vena gjak shqiptari të vijë këtu dhe të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. Kjo protestë i ka thënë hallet e shqiptarëve, por ne duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re, e një Shqipërie të lirë, të lirë nga korrupsioni nga padrejtësitë dhe nga çdo kërcënim që bëhet për një vend punë…Ku familjet të kenë të drejtë të kenë shtëpinë e tyre.

Do të ju bëja thirrje të gjithëve të mos e lëmë këtë shesh. Ky kryeministër që është sot në detyrë ka frikë. Po të ishte trim do të jepte dorëheqjen dhe do përballej me drejtësinë. Por herët apo vonë ka për të qenë para bankës së të akuzuarve dhe do të japë llogari për çdo akt tradhtie. Dhe akti më I madh I tradhtisë është shpopullimi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Skandali i Vlora Hysenit nuk është histori rozë”/ Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Arben Kola

TIRANA- Aktivisti Arben Kola, ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola tha se skandali i Vlora Hysenit nuk është histori rozë, por se po tentojnë që ta trajtojnë si histori romantike. Aktivisti u bëri thirrje studentëve të bashkohen në shesh dhe të marrin në dorë fatet e vendit.

Kola tha se Shqipëria kërkon drejtësi, demokraci dhe një parlament që të përfaqësohet nga shqiptarët dhe jo tradhtarët. Po ashtu, ai përmendi rëndësinë e një Kushtetute të re dhe një Kodi të ri Zgjedhor.

Arben Kola: Një thirrje për SPAK dhe BKH, veproni dhe arrestoni sa më shpejt tradhtarin e kombit Bajram Begaj, i cili ka cenuar sigurinë e Shqipërisë. Bashkë me Bajramin, kemi kryetradhtarin Edvin Ramoviç, Vlora Hysenin. Të gjithë këta janë shkaktarë të shitjes së Shqipërisë, shitjes së informacionit dhe cenimit të sigurisë kombëtare. Prandaj kjo është përtej historisë rozë, shteti ka rënë dhe vetëm shqiptarët e mirë mund ta mbrojnë këtë shtet dhe ta bëjnë Shqipërinë./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike 12-mujore/ Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Arvina Lleshi

TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi lexuar kërkesat e qytetarëve që prej nisjes së protestës, duke theksuar se ato vijojnë të mbeten të pandryshuara. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendsour para Kryeministrisë, Leshi tha se qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ajo tha se ata kërkojnë gjithashtu ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit. Kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme.

Ajo kërkoi anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore, si dhe shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike dhe të paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”.

Aktivistja Arvina Lleshi: Ne qëndrojmë të bashkuar në këto pëesë kërkesa dorëheqjen të panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike, tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit. Ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme. Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra për ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, të rinj dhe qytetarë apolitikë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Edison Lika: Nuk heqim dorë pa ikur Rama, fundin e ka afër

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Edison Lika

TIRANA- Protestuesit kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të revoltës së tyre. I pari që e mori fjalën ishte aktivisti Edison Lika, i cilideklaroi se qytetarët nuk do të heqin dorë nga protesta po u larguar kryeministri Rama nga qeveria dhe pushteti. 

Më tej, ai tha se SPAK duhet t’i drejtohet sërish Kuvendit me kërkesën për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut dhe ta arrestojë atë. Ai theksoi se SPAK ka vënë me shpatulla pas muri shumë elementë të PS-së.

Edison Lika: Sot jemi në ditën e 122 të rezistencës. E kemi pasur seriozisht që nga fillimi kur e kemi thënë: nuk largohemi nga sheshi pa largimin e Ramës. Do të marrim nga ky shesh shumë fitore të vogla, por fitorja e madhe është dorëheqja e Ramës dhe e gjithë qeverisë.

SPAK ka vënë me shpatulla pas muri elementë të PS. Fakti që sot Balla po thoshte që ne jemi delja e zezë e Europës se kemi shumë njerëz në paraburgim tregon se po i lëviz dheu poshtë këmbëve.

SPAK t’ia këputë mirë dosjen që të mos ketë nevojë të rrijë në paraburgim fare, të shkojë direkt në burg. Edhe në tetor presim që SPAK të dërgojë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, sepse kështu Rama do të mbetet vetëm. Fundin Rama e ka afër; ne nuk tërhiqemi e as nuk dorëzohemi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. 

Nën thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria" kanë nisur marshimin në drejtim Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njëjtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 ORE ME PARE

122 ditë protestë/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 122-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

2 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Dita e 122-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe jo vetëm. Qytetarët kanë dalë në shesh me pankarta pikante në duar ndërmjet të cilave përcjellin mesazhe në lidhje me protestën. Pankartat janë shoqëruar me thirrje drejtuar qeverisë për rrëzimin e saj dhe plotësimin e kërkesave që qytetarët kanë prezantuar.

“122, pushteti s’është privilegj”, shkruhet në njërën prej pankartave. “Vlorën e lëshove shpejt, sapo ra në rrjetë, Belën nuk e prek dot se të dërgon në burg përjetë!”, shkruhet në pankartë.

Ndërkohë, një tjetër mesazh i protestuesve lidhet me akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë.

“Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person, dita 122, narkoregjimin po e rrëzon!”, shkruhet në një tjetër pankartë./Dosja.al

5 ORE ME PARE

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 122-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen! 

Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 122-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit