Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

BIA serbe arreston dy persona për "spiunazh" te shërbimet shqiptare, dyshohet se dhanë informacione te SHISH

Shkruar nga Newsbomb

BIA serbe arreston dy persona për "spiunazh" te shërbimet

Agjencia serbe e inteligjencës, BIA, ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh te shërbimet shqiptare, sot në një aksion në Vranjë.

Sipas mediave serbe, dy të prangosurit janë D. C. (46 vjeç), nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N. P. (50 vjeç), nga Jagodina.

Ata, sipas autoriteteve serbe dyshohet se u kanë përcjellë të dhëna strukturave të inteligjencës së Shqipërisë, SHISh-it, Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Të dhënat, raportohet se kishin të bënin me pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre. Mediat atje raportojnë se meqenëse N. P. ka vendbanim të regjistruar në Jagodinë, me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli i banesës.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me kryerjen e veprës penale.

"Personat e lartpërmendur akuzohen për veprën penale të Spiunazhit sipas nenit 315 të Kodit Penal, paragrafi 1 dhe paragrafi 3, sepse kanë dhënë informacione në lidhje me anëtarët aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre në Forcat e Armatosura të Shqipërisë SHISH dhe degën e saj në Kosovë, të ashtuquajturën Agjencia e Inteligjencës së Kosovës KAK dhe Njësia e Inteligjencës e Policisë së Kosovës", thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese