Prova e qëndrueshmërisë institucionale të Shqipërisë

Prova e qëndrueshmërisë institucionale të Shqipërisë

Nga Endrit Reka - 29/09/2026

Momenti më i rrezikshëm për një shërbim informativ nuk është domosdoshmërisht çasti kur zbulon se është komprometuar, por gjendja kur ende nuk e di nëse është komprometuar apo jo.

Ky është problemi me të cilin përballet Shqipëria tani.

Kur drejtuesi i një shërbimi informativ bëhet objekt i një hetimi penal që përfshin kompromentimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar, strukturat shtetërore përkatëse nuk mund të presin që gjykata të përcaktojë fajësinë dhe vetëm më pas të mbrojnë burimet, të shqyrtojnë se kush ka pasur akses dhe të qetësojnë aleatët.Këto struktura duhet të veprojnë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor ose vërtetimin përfundimtar të përgjegjësisë penale.

Gjykata mund të presë për prova, por siguria e shërbimit informativnuk mundet dhe nuk duhet të presë për to. Kjo çështje ka rëndësi përtej Tiranës zyrtare, sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëdhëniet ndërmjet shërbimeve informative varen jo vetëm nga informacioni që partnerët ndajnë me njëri-tjetrin, por edhe nga garancia dhe besimi se informacioni i përbashkët, identitetet e mbrojtura të burimeve njerëzore dhe aktivitetet e përbashkëta mbeten të mbrojtura edhe në rastet kur shfaqen probleme sigurie.Prandaj, rasti paraqet jo vetëm një provë të institucioneve të brendshme të Shqipërisë, por edhe të aftësisë së saj për të ruajtur besimin nga i cili varet bashkëpunimi mes aleatëve në fushën e inteligjencës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), drejtuesja e (SHISH), tashmë e pezulluar nga detyra, është nën hetim për veprat e dyshuara penale që përfshijnë ndihmën ndaj autorit të një krimi dhe zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete. Më 24 Shtator2026, gjykatavendosi vazhdimine masëssëarrestit shtëpiak ndaj saj. Deri këtu jemi në nivelin e pretendimeve të akuzës; ende nuk është bërë përcaktimi përfundimtar i fajit.

Megjithatë, SHISH-i përballet me pyetje që kërkojnë përgjigje përpara përfundimit të procesit penal: çfarë mund të jetë kompromentuar, kush mund të jetë në rrezik dhe çfarë duhet mbrojtur aktualisht?

Ndërkohë që gjykata penale do të përcaktojë përgjegjësinë e tashmë ish-drejtueses, institucionet shtetërore janë në një garë me kohën për të kuptuar dhe trajtuar kompromentimin e mundshëm të aseteve të inteligjencës dhe informacionit të klasifikuar.

Këtu qëndron thelbi i qëndrueshmërisë së shërbimit informativ. Nga njëra anë, SHISH nuk mund të pezullojë përgjegjësitë që ka për garantimin e sigurisëderisa prokurorët të përfundojnë çështjen e tyre ose derisa gjykata të japë vendimin e saj. Nga ana tjetër, SHISH nuk mund të deklarojë nëse një rrjet i tërë inteligjence është komprometuar ose jo në një mënyrë që do të minonte prezumimin e pafajësisë së të dyshuarit. Në këtë situatë paradoksale pasigurie, SHISH duhet të veprojënë kushtet e informacionit të paplotë: fillimisht të mbrojë atë që mund të jetë në rrezik, më pas të verifikojë faktet dhe në fund të heqë masat e panevojshme mbrojtëse pasi proceset administrative dhe penale të japin më shumë qartësi të tablosë së përgjithshme.

Vazhdimësia e vendimmarrjes dhe mbrojtja e provave

Një krizë lidershipi nuk duhet të kthehet në një paralizë veprimi. Autoritetet duhet të krijojnë një zinxhir të qartë të përkohshëm komandimi, të rishikojnë autoritetet e ndjeshme të aksesit dhe të sigurojnë vazhdimin e funksioneve tëgrumbullimit, analizës, kundërzbulimit dhe ndërlidhjes, pa krijuar ndërprerje të panevojshme në të gjithë shërbimin.

Përgjegjësia e parë e kësaj komande të përkohshme - diçka që ende nuk dihet publikisht nëse është krijuar apo jo - është ruajtja e aftësisë së institucionit për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe cila është shkalla e çdo kompromentimi të mundshëm. Kjo kërkon ruajtjen e integritetit të informacionit dhe materialeve përkatëse në mënyrë që faktet dhe ngjarjet të vërtetohen dhe rindërtohen me saktësi.

Krijimi i një ekipi ad hoc për menaxhimin ekësaj krize është thelbësor për të përcaktuar shtrirjen e kompromentimit të mundshëm dhe për të identifikuar kategoritë e informacionit ose aktiviteteve që mund të jenë prekur. Gjatë kryerjes së punës së tij, ky ekip duhet të jetë në gjendje të dallojë midis kompromentimit të konfirmuar, treguesve të besueshëm të kompromentimit dhe thashethemeve - të cilat vazhdojnë të rriten çdo ditë që kalon. Pas këtij vlerësimi fillestar, masat përkatëse të sigurisë duhet të rishikohen dhe, kur është e nevojshme, të forcohen menjëherë për të frenuar rrezikun e mëtejshëm, duke ruajtur në të njëjtën kohë informacionin e kërkuar për të rindërtuar ngjarjet. Është e rëndësishme të theksohet se këto janë masa administrative dhe mbrojtëse, jo një përcaktim i fajit, për askënd. Kjo është përgjegjësia e parë e institucionit.

Mbrojtja e njerëzve

Përgjegjësia e dytë është mbrojtja e punonjësve, burimeve dhe bashkëpunëtorëve të institucionit. Nëse nga informacioni që besohet ose dyshohet se është kompromentuar rezulton identifikimi i një burimi njerëzor, oficeri ndërlidhës ose individi që bashkëpunon me SHISH-in, oficerët përgjegjës duhet të vlerësojnë menjëherë rrezikun për çdo person potencialisht të rrezikuar. Gjetjet e sakta të vlerësimeve të tilla nuk duhen bërë publike; atoduhet të mbeten konfidenciale. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se mekanizmi i duhur i mbikëqyrjes të mos veprojë apo të mos kërkojë llogari për mënyrën se si po trajtohet çështja. Përparësia duhet të jetë e qartë: një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmit mund të zgjasë me javë, në mos me muaj. Një burim njerëzor që përballet me një kërcënim të menjëhershëm nuk mund të presë kaq gjatë. Kur treguesit e besueshëm sugjerojnë se një burim njerëzor, oficer ndërlidhës ose individ bashkëpunues mund të jetë identifikuar përmes materialit tëkompromentuar, atëherëduhet të bazohenmenjëherëvendimet për masat mbrojtëse në lidhje me rrezikun e vlerësuar - jo duke pritur afatet e hetimit penal.

Dallimi i mbikëqyrjes administrative nga hetimi penal

Ndërsa dy hapat e parë kanë të bëjnë me parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të rrezikut, hapi i tretë kërkon trajtimin e çështjes në dy pista paralele dhe ruajtjen e një dallimi të qartë midis tyre. Përgjegjësia e SPAK-ut është të hetojë përgjegjësinë penale, ndërsa përgjegjësia e SHISH-it është vlerësimi i dëmeve dhe siguria institucionale. Një hetim i brendshëm nuk duhet të përsërisë apo të mbivendoset me veprimet dhe masat e prokurorisë; në të kundërt ky hetim i brendshëm do të kontaminonte provat dhe zëvendësonte hetimin penal që po kryen SPAK. Inspektori i Përgjithshëm i SHISH-it, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) dhe mekanizmi përkatës i mbikëqyrjes parlamentare - më konkretisht Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare - kanë secili role të dallueshme. Puna e tyre kërkon një fushëveprim dhe mekanizëm të dokumentuar për raportimin e pengesave ose konflikteve të mundshme të interesit.

Menaxhimi i mbikëqyrjes politike pa politizim

Marrëdhënia personale apo politike nuk përbën dëshmi të përfshirjes në veprimtari kriminale. Megjithatë, ajo krijon një problem institucional: edhe vendimet legjitime mund të shihen përmes prizmit të konflikteve të mundshme të interesit. Ligji shqiptar parashikon që SHISH të raportojë si te Presidenti ashtu edhe te Kryeministri, ndërsa provat penale i përkasin prokurorit kompetent. Autoritetet kushtetuese të Shqipërisë kanë nevojë për informacion të mjaftueshëm vetëm për të përmbushur përgjegjësitë e tyre mbikëqyrëse. Ato nuk kanë nevojë për akses të pakufizuar në materiale të ndjeshme hetimore thjesht për të demonstruar publikisht se shteti po reagon. Pyetja qendrore nuk është nëse Shqipëria mund të mbledhë një forum të gjerë politik, por nëse arkitektura e saj mbikëqyrëse mund të sigurojë shqyrtim të pavarur, pa zgjeruar aksesin ndaj informacionit potencialisht të komprometuar.

Në të njëjtën kohë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme që Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, disa anëtarë aktualë ose ish-anëtarë të Këshillit përballen me konflikt të mundshëm interesi. Vetë zonja Hyseni është anëtare e Këshillit, ndërsa një ish-anëtar, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, thuhet se është nën hetim penal në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, sipas ligjit shqiptar, Këshilli mund të koordinojë masat mbrojtëse dhe mund të luajë një rol pozitiv - të paktën në sytë e publikut shqiptar - në ruajtjen e besimit tek institucionet shtetërore. Kjo duhet bërë pa harruar një kufizim themelor: Këshilli nuk mund të gjykojë çështjen, të përcaktojë fajësinë apo të zëvendësojë vetë SPAK-un.

Dhënia e garancisë ndaj aleatëve, pa pritur një vendim gjykate

Besimi i aleatëve paraqet një sfidë paralele - një sfidë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe jetike. Ky rast nuk është vetëm një problem shqiptar. Parimi themelor i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të inteligjencës është që një partner të mbrojë informacionin e përbashkët dhe të raportojë menjëherë kur shfaqet një problem i mundshëm sigurie.

Prandaj, SHISH ka përgjegjësi të drejtpërdrejtëpër përcaktimin e materialevepotencialisht tëkompromentuara, të cilat kanë origjinën nga një shërbim tjetër informativ ose përmbajnëhollësi të aktiviteteve të përbashkëta. Nëse informacioni ose personeli i një partneri specifik mund të jetë në rrezik, ai partner duhet të njoftohet menjëherë përmes kanaleve të sigurta të autorizuara, duke ndjekur ndryshimet e nevojshme në protokollet përkatëse dhe autorizimin e aksesit të përshkruar më sipër.

Një aleat i prekur ngakjo krizë nuk ka nevojë për spekulime. Ai ka nevojë të informohet për katër gjëra: çfarë dihet, çfarë mbetet në shqyrtim, çfarë masash mbrojtëse po merren dhe kur do të marrëpërditësimin e radhës. Një paralajmërim i hershëm nuk është një pranim se çdo rrjedhje e raportuar ka ndodhur në të vërtetë. Nëse SHISH kërkon shumë kohë për të vendosur sigurinë - ose, më keq, pret derisa hetimi të përfundojë - ai mund t'i mohojë një aleati mundësinë për të mbrojtur njerëzit e tij.

Ky rast shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë. Shërbimet e inteligjencës janë ndërtuar mbi fshehtësinë, hierarkinë dhe aksesin e kufizuar -dhe janë pikërisht këto veçori që vështirësojnë format konvencionale të transparencës, aq më tepër kur personi nën hetim është drejtuesi i organizatës. Prandaj, qëndrueshmëria institucionale nuk duhet të varet nga integriteti i drejtuesit, por tek fakti nëse sistemi përmban mekanizma funksionalëtë aftë për të vepruar kur vihet në pikëpyetje besimi, qoftë edhe ai i nivelit më të lartë.

Prova përfundimtare për Shqipërinë - dhe çështja me rëndësi për aleatët e saj - është më e madhe se çështja penale kundër një drejtuesi të shërbimit informativ. Prova institucionale është nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të tregojë se asnjë individ - pavarësisht gradës - nuk është i domosdoshëm për arkitekturën e saj të sigurisë dhe se sistemi i shërbimit informativ është në gjendje të zbulojë shkeljet, të izolojë rrezikun, të mbrojë burimet e veta njerëzore, të bashkëpunojë me prokurorët dhe të ruajë besimin tek aleatët, ndërkohë që strukturat e drejtësisë vazhdojnë procedurat e tyre përkatëse.

Gjykatat përcaktojnë fajësinë. SHISH menaxhon krizën. Fuqia e institucioneve të Shqipërisë do të matet nga aftësia e tyre për t'i bërë të dyja këto në të njëjtën kohë.

/Botuar në Realclearworld.com

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco