Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 122-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 122-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambient...
Vlerësimi është bërë në nderim të kontributit dhe rolit të katër figurave në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
TIRANA- Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi është marrë me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Vlerësimi është bërë në nderim të kontributit dhe rolit të katër figurave në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkia e Tiranës është shprehur se vlerëson kontributin e tyre në proceset historike që lidhen me Kosovën dhe luftën për çlirimin e saj.
Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:
Hashim Thaçi
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kadri Veseli
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Jakup Krasniqi
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.
Rexhep Selimi
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj./Dosja.al
Pamje TIRANA- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Sk&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 122-të të protestës për largimin e Kryeminist...
Pamje TIRANA- Dita e 122-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe...
Zona e gërmimeve pas dyshimeve për varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut Gjykata Themelore në Prishtinë ka urd...
Foto ilustruse FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishte në Gorishovë, në Fier. Flakët janë pë...
Pamje BERAT- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Kutalli, në Berat. Si pasojë e kësaj është d...
Eric Wendt TIRANA- Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. ...
Foto ilustruse CËRRIK- Policia ka arrestuar 18-vjeçarin i cili aksidentoi 14-vjeçarin në Cërrik. Ai përplasi me...
Fotografi ilustruese për krime kibernetike. Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal ...
Joz Marku TIRANA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku, duke e lënë atë n&eu...