Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi bombardimet ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës si “krime lufte që ndodhin çdo ditë”.
Merz i bëri deklaratat gjatë një konference për shtyp në Berlin me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Ai siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore.
“Nuk duhet të krijojmë iluzione: Rusia do të vazhdojë bombardimet pa skrupuj dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile. Këto janë krime lufte që ndodhin çdo ditë”, deklaroi Merz.
Kancelari tha se Berlini po zhvillon “konsultime intensive” me partnerët evropianë përpara Këshillit të ardhshëm Evropian, më 15 dhe 16 tetor, për të shqyrtuar mundësitë për shtimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën.
“Po diskutojmë gjithashtu për ndihmë shumë konkrete për buxhetin ukrainas. Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të përmirësuar mbrojtjen ajrore”, tha ai.
Sipas Merz, mbrojtja ajrore përbën aktualisht “një nga sfidat më të mëdha” për Ukrainën. Ai shtoi se po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me disa krerë shtetesh dhe qeverish për të mundësuar furnizime të tjera në këtë fushë.
Kancelari tha se synimi është që Kievi të përgatitet për dimrin e ardhshëm, përfshirë sigurimin e furnizimit me energji.
“Nuk do të frikësohemi. Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse dimë një gjë: Ukraina është pjesë e Evropës. Dhe nëse Ukraina bie, atëherë paqja dhe liria në të gjithë Evropën janë në rrezik”, deklaroi Merz, duke shtuar "do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për ta ndihmuar këtë vend edhe gjatë një dimri që mund të jetë shumë, shumë i vështirë”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Shtator18:42
Metali i rrallë dhe strategjik i së ardhmes/ Çfarë është dhe për çfarë përdoret
Termi “ethet e arit” mund të jetë i sigurt se nuk do të zëvendësohet, të paktën për momentin, nga “eth...
BOTA
29 Shtator18:25
Tronditëse në SHBA! Mbi 200 njerëz kaluan mbi 4 mijë vite në burg për krime që nuk i kryen kurrë
Më shumë se 200 persona kanë kaluar së bashku rreth 4,100 vjet në burg për krime që nuk i kishin kryer, sipas të dhë...
BOTA
29 Shtator18:11
VIDEO/ Rrëzohet bombarduesi rus Tu-95 gjatë fluturimit stërvitor, gjashtë të vdekur
Një bombardues strategjik rus Tu-95 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në një zonë të largë...
BOTA
29 Shtator18:06
I dënuar me vdekje, për 71-vjeçarin jepet vendimi i pazakontë pas 30 vitesh burg
Tridhjetë vjet burg. Kaq kohë ka vuajtur Douglas Stewart Carter, një 71-vjeçar i dënuar me vdekje për vrasjen e Eva Olesen, teze...
BOTA
29 Shtator18:01
“U josha në një kurth”/ Evan Gershkovich rrëfen momentin e arrestimit në Rusi
Në një intervistë për programin “Today” të Radio 4, Gershkovich tregoi se si u arrestua nga agjentë të Shërb...
BOTA
29 Shtator17:54
VIDEO/ Ukraina përdor makina “zombi” në frontin e luftës. Momente nga shpërthimet e fuqishme të këtyre mjeteve
Një formë e re lufte pa pilot po përdoret nga forcat ukrainase në Donetsk, duke i shndërruar automjetet e vjetra në “makina ...
BOTA
29 Shtator16:51
Vdes në moshën 89-vjeçare Umberto Picci, një nga paparacët e fundit të “Dolce Vita”
Fotografi italian Umberto Picci, i cili deri pak ditë më parë vijonte bashkëpunimin me gazeta dhe faqe interneti lajmesh, ka ndërruar j...
BOTA
29 Shtator16:01
Anthropic vë bast miliarda dollarë për një revolucion ekonomik të ndikuar nga Inteligjenca Artificiale
Anthropic po vendos një bast të madh mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonominë globale, duke e konsideruar atë poten...
BOTA
29 Shtator15:58
Brukseli propozon taksë dixhitale e cila mund të sjellë 25 miliardë euro në vit
Një taksë dixhitale e propozuar nga Parlamenti Evropian mund të gjenerojë deri në 25.2 miliardë euro në vit, duke e bë...
BOTA
29 Shtator14:13
Lidershipi i Inteligjencës Artificiale në Shtëpinë e Bardhë, kush do të takohet me Trumpin dhe çfarë do të diskutojnë ata
Disa nga emrat më të fuqishëm në industrinë globale të inteligjencës artificiale po kalojnë këtë të mar...