AKTUALITET /

PS-PD për herë të parë bien dakord. Bashkia e Tiranës shpall “Qytetarë Nderi” katër ish-krerët e UÇK-së

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës. Vendimi u miratua pa kundërshti në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke i dhënë katër ish-drejtuesve të UÇK-së titullin “Qytetar Nderi” të kryeqytetit.

Shkruar nga Versus

PS-PD për herë të parë bien dakord. Bashkia e Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar unanimisht propozimin për shpalljen “Qytetarë Nderi” të kryeqytetit të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës.

Në motivacionin për Hashim Thaçin vlerësohet kontributi i tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimi politik dhe roli në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Në të theksohet edhe lidhja e tij me Tiranën dhe forcimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Kadri Veselin, motivacioni lidhet me kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Gjithashtu, përmendet lidhja e veçantë me Tiranën dhe përkushtimi ndaj afrimit dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe për Jakup Krasniqin, Këshilli Bashkiak vlerëson kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik dhe rrugëtimin drejt lirisë e pavarësisë. Në motivacion nënvizohet lidhja e hershme me Tiranën, e cila gjatë viteve të luftës shërbeu si një prej qendrave të mbështetjes për Kosovën.

Ndërsa për Rexhep Selimin, motivacioni lidhet me kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Në vendim theksohet gjithashtu lidhja e tij me Tiranën dhe mbështetja që kryeqyteti shqiptar i dha Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës.

Vendimi u miratua pa kundërshti në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke i dhënë katër ish-drejtuesve të UÇK-së titullin “Qytetar Nderi” të kryeqytetit./Versus.al

Poll