E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Bashkia e Tiranës miraton një pagë shpërblim për zjarrfikësit e kryqytetit, 189 efektivë përfitues

Këshilli Bashkiak i Tiranës  miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Vendimi parashikon që shpërblimi të përfitohet nga 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.

Reklamë

Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.

Numri i lartë i rasteve dhe kohëzgjatja e situatës në Dajt sollën një ngarkesë të konsiderueshme operacionale për shërbimin zjarrfikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.