Rusia zgjeron ushtrinë. Dekreti i radhës i Putin, 15.500 trupa shtesë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e përmasave të ushtrisë me 15 mijë e 500 trupa, për herë të katërt që nga fillimi i vitit.
“Fuqia e forcave të armatosura ruse duhet të arrijë në 2 milionë e 441 mijë njësi, përfshirë 1 milion e 550 mijë e 500 personel ushtarak”, thotë dekreti.
Më herët Putin nënshkroi dekrete të tilla në mars, qershor dhe korrik, duke bërë që përmes tyre ushtria ruse të rritej me 47 mijë e 860 ushtarë.
Lideri rus nuk ka përmendur një arsye për vendimin e tij, por ai vjen në një kohë kur flitet për rritjen e humbjeve të trupave që po luftojnë në Ukrainë.
Këtë vit, avancimi i trupave të Kremlinit në fushën e betejës është ngadalësuar, pasi përdorimi i gjerë i dronëve e ka bërë lëvizjen e shpejtë të njësive ushtarake thuajse të pamundur.
Gjithashtu, në javët e fundit ka pasur raportime që sugjerojnë një avancim të trupave ukrainase në disa pika të vijës së frontit.
Herën e fundit që Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ishte në shtator të 2022-shit, pas një seri dështimesh në fushën e betejës. Dekreti i atëhershëm është ende në fuqi.
Në gusht, shërbimet sekrete ukrainase raportuan se Moska kishte në plan të thërriste nën armë deri në 300 mijë persona këtë vit, për t’i angazhuar në frontin e luftës, si dhe të njëjtin numër sërish vitin e ardhshëm.
Një numër analistësh, që citojnë të dhëna mbi masat përgatitore të autoriteteve ruse, parashikojnë një valë të re mobilizimi këtë vjeshtë, menjëherë pasi të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Lajmi ka shkaktuar frikë në radhët e rusëve të zakonshëm për dërgimin me forcë në vijën e frontit, si dhe frikë për rritjen e emigracionit.
Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm
Manchester City shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare në Premier League
Italia përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku pas 12 vitesh
- 20:08 Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm
- 20:06 Në rënie të lirë! Popullariteti, Macron humbet 7 pikë në sondazhe
- 20:05 “Lahuta Smart”, nga tradita te teknologjia, lahuta merr një dimension të ri
- 20:03 7000 familje përfituese për kredi dhe qira të ulëta, aplikimet hapen në nëntor
- 19:43 Shqipëria përballet me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare
- 19:28 Zbulohen emrat e gjyqtarëve në Apel për rastin e ish-krerët të UÇK-së