Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambient...
Ai tha se pas këtyre 122 ditëve protestë qytetarët kanë lënë pas jo vetëm një periudhë të gjatë qëndrese, por edhe vite të mbushur me skandale.
TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ndërsa fjalën e mori një aktivist. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai tha se qeveria ka prodhuar skandalet më të mëdha, ku pas çdo afere është një spital që nuk ka ilaçe.
Ai tha se pas këtyre 122 ditëve protestë qytetarët kanë lënë pas jo vetëm një periudhë të gjatë qëndrese, por edhe vite të mbushur me skandale. Ai tha se deri më sot arma e qeveritarëve nuk ka qenë as paraja, as banda, as mediat, por heshtja e popullit.
Aktivisti: Pas nuk kemi lënë 122 ditë në këtë shesh, por edhe vitet më të errëta të vendit tonë. Lamë pas një periudhë të mbushur me skandale dhe, pas çdo skandali, shoqëria jonë nuk gjeti forcën që të bëhej bashkë dhe të ndryshonte realitetin. Depresioni social që ne sot kalojmë vjen si pasojë e një grope të madhe që korrupsioni ka bërë jo vetëm te xhepat tanë, por dhe në ndërgjegjen dhe besimin që kemi te njëri-tjetri.
Kjo qeveri, në gjithë këto vite, prodhoi skandale nga më të ndryshmet, por në çdo moment ne duhet të kujtojmë se pas çdo skandali është dikush që ka braktisur vendin ose familjen, është dikush që rritet pa baba, një prind që ka fëmijën larg, një familje që mezi shtyn muajin. Pas çdo skandali është një spital që ka mungesë ilaçesh, pas çdo skandali është dikush që përbuzet me asistenca qesharake, pas çdo pasurie që merr një oligark është dikush që punon dhe mezi ia del.
Kjo qeveri nuk ka investuar vetëm në korrupsion, por edhe në kolonat që e mbajnë këtë sistem. Ky sistem e ka instaluar korrupsionin në mendjet tona dhe ne duhet ta kuptojmë qartë që arma e tyre nuk ka qenë as paraja, as banda, as mediat, por ka qenë vetë heshtja jonë.
Arma e tyre më e fortë ka qenë mosreagimi ynë, prandaj ne sot e kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo protestë, sepse na bën bashkë për të luftuar problemet që kalojmë. Prandaj të qëndrojmë së bashku, t’u tregojmë këtyre kriminelëve që jemi popull dhe jo milet, ta çojmë deri në fund, sepse edhe nëse ne nuk do duam të protestojmë, kjo tokë nuk e duron më padrejtësinë./Dosja.al
Pamje TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje studentëve të marrin pjesë në protestë, pasi ata mund ta ndrshojn&...
Arben Kola TIRANA- Aktivisti Arben Kola, ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës s&...
Arvina Lleshi TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi lexuar kërkesat e qytetarëve që prej nisjes së protestës, duke theksuar se at...
Edison Lika TIRANA- Protestuesit kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të revoltës së tyre. I ...
Katër ish-krerët e UÇK-së TIRANA- Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, ...
Pamje TIRANA- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Sk&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 122-të të protestës për largimin e Kryeminist...
Pamje TIRANA- Dita e 122-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe...
Zona e gërmimeve pas dyshimeve për varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut Gjykata Themelore në Prishtinë ka urd...
Foto ilustruse FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishte në Gorishovë, në Fier. Flakët janë pë...