Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj San Marinos, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Trajneri Rolando Maran ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë jashtë Ramadanin dhe Pilon, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë në sfidën ndaj Bjellorusisë. Në vend të tyre do të aktivizohen Shehu dhe Mitaj.
Ndryshime ka edhe në repartin ofensiv, ku Mehmeti dhe Uzuni do ta nisin ndeshjen si titullarë në vend të Hoxhës dhe Seferit.
Surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje, ndërsa Hysaj do ta nisë takimin nga stoli.
Shqipëria e nisi Ligën e Kombeve me fitore ndaj Bjellorusisë dhe tashmë kërkon një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me San Marinon.


