E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Asist i madh për Shqipërinë! Bjellorusia ndal Finlandën, kuqezinjtë kanë shansin të marrin vendin e parë

Bjellorusia dhe Finlanda e kanë mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Rezultati i sfidës në Helsinki është një lajm i mirë për Shqipërinë, që sonte përballet me San Marinon.

Reklamë

Pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ndodhet me 3 pikë, ndërsa Finlanda kishte nisur grupin me një fitore të thellë 7-0 ndaj San Marinos.

Barazimi i sotëm i Finlandës i jep kuqezinjve një mundësi të artë: një fitore ndaj San Marinos do ta ngjiste Shqipërinë në krye të grupit, duke e mbyllur këtë xhiro me 6 pikë dhe me një situatë shumë të favorshme në renditje.

Kështu, rezultati 0-0 mes Finlandës dhe Bjellorusisë mund të konsiderohet një “asist” i rëndësishëm për Shqipërinë, por gjithçka varet nga 90 minutat e kuqezinjve në San Marino.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.