INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e mbështetur kryesisht nga administrata publike, arsimi, shëndetësia, tregtia dhe shërbimet.
Ndërkohë, bujqësia vijoi në kah të kundërt, duke shënuar rënie dhe duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike.
Sipas të dhënave të INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e PBB-së e dha grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.38 pikë përqindje. “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” kontribuoi me 0.98 pikë përqindje, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.36 pikë përqindje dhe ndërtimi me 0.15 pikë përqindje.
Në krahun tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi dhanë kontribut negativ prej 0.38 pikë përqindje në rritjen ekonomike.
Sa i përket ecurisë së sektorëve, rritjen më të fortë e regjistroi grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 12.14% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme u zgjeruan me 7.20%, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” u rrit me 5.53%.
Aktivitetet financiare shënuan rritje me 3.53%, informacioni dhe komunikacioni me 2.58%, ndërsa ndërtimi u rrit me 1.37%.
Në të kundërt, bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2.29%. Rënie prej 2.17% u regjistrua edhe në aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative, ndërsa grupi i arteve, argëtimit dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit u tkurr me 2.08%.
Ndërkohë, taksat neto mbi produktet u rritën me 8.45%.
Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm
7000 familje përfituese për kredi dhe qira të ulëta, aplikimet hapen në nëntor
FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë sektorin financiar shqiptar, Sejko takohet me misionin e përbashkët
- 20:31 Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje
- 20:30 Tradita që kërkon treg, gratë e fshatit synojnë të ardhura nga prodhimet vendase
- 20:25 “Kjo është zyra ime”, Pjetër Lala, 25 vite duke pikturuar portrete në rrugët e Tiranës
- 20:11 “Gjurmë kohe”, libri që sjell traditat dhe jetën e qytetit të vjetër të Elbasanit
- 20:08 Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm
- 20:08 Rusia zgjeron ushtrinë. Dekreti i radhës i Putin, 15.500 trupa shtesë