web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

San Marino-Shqipëri, komenti i ndeshjes

29 Shtator 2026, 20:38, Sport CNA

San Marino-Shqipëri, komenti i ndeshjes

Shqipëria luan këtë të martë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që përballen me San Marinon në transfertë.

Pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë, skuadra e Rolando Maranit kërkon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar objektivit të vendit të parë në grup.

Për Shqipërinë, përballja me San Marinon vjen pas fitores së regjistruar në ndeshjen e parë të kësaj fushate 2-0 ndaj Bjellorusisë.

Bilanci i Shqipërisë ndaj San Marinos është pozitiv. Dy skuadrat janë përballur katër herë dhe në të katër rastet fitorja ka shkuar për kuqezinjtë.


SAN MARINO-SHQIPËRI 0-3


KOMENTI 

Mbyllet sfida. 

80’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria, Luis Hasa merr vendin e Anis Mehmetit.

74’- Debuton Klevi Qefalija. Mesfushori aktivizohet dhe merr vendin e Juljan Shehut.  

65’- GOOOOOL SHQIPËRIA 0-3! Shënon Rey Manaj. Sulmuesi sheh tentativën e parë të ndalet nga portieri, por nuk gabon në të dytën.

62’- Sërish rrezik nga San Marino, Shqipëria shmang autogolin. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

58’- Shpëton me fat Shqipëria. Alen Sherri bën një pritje spektakolare dhe mban portën e paprekur, pas gjuajtjes së Nanni-t.

52’- Dy ekipet qarkullojnë topin në mesfushë. Mungojnë rastet e pastra.

45'- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 2 minuta shtesë.

43’- Pranë golit të tretë Shqipëria. Anis Mehmeti futet bukur në zonë dhe gjuan me të djathtën, por topi që po i drejtohej portës devijohet në këndore.

27’- GOOOOL SHQIPËRIA 0-2! Shënon Myrto Uzuni. Gjuajtja e Manajt pritet nga portieri, por topi shkon te Uzuni, i cili e dërgon në rrjetë. VAR-i e konfirmon golin.

21’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Nis festa kuqezi në San Marino. Anis Mehmeti zhbllokon takimin, pas një topi të marrë në zonë, nga tentativa me kokë e Manajt.

14’- Provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone Asllani. Edhe këtë herë, tentativa shkon jashtë.

13’– Kërkojnë penallti për prekje me dorë te Shqipëria. Arbitri vazhdon lojën.

12’- Ernest Muçi rrezikon sërish vendasit. Gjuajtja diagonale e lojtarit shkon ngjitur me shtyllën.

9’- Ernest Muçi i afrohet supergolit. Sulmuesi lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por reagon shumë mirë portieri i vendasve.

7’- Siç edhe pritej, Shqipëria kontrollon topin, në kërkim të hapësirave në mbrojtjen e San Marinos. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

1’- Menjëherë në sulm Shqipëria me Muçin dhe Mehmetin që nuk konkretizojnë aksionin.

Starton sfida. Kuqezinjtë duan fitoren.





Lajmet e fundit nga