Dita e 122-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 122-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 122-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambient...
Bardhi theksoi se kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës.
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Gjykata Kushtetuese ka manipuluar faktet, për të justifikuar një vendimmarrje politike.
Bardhi theksoi se kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Më tej, ai tha se raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025, ndërsa tërheqja e firmave është bërë më 5 dhjetor 2025.
Reagim mbi Deklaratën e Gjykatës Kushtetuese, i Gazment Bardhi
KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!nJeni thjesht qesharakë!
Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj!
Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.
Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende. Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë.
Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit. E njëjta gjë vlen edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk është Gjykata e Ulësiut, por Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Momenti juridik përcaktohet nga ligji, jo nga vullneti i askujt tjetër.
Kur faktet dhe dokumentet nuk përputhen me narrativën që dëshironi të ndërtoni, nuk mund të ndryshohen faktet. Aq më pak mund të manipulohet kuptimi i tyre. Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjxkate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar./Dosja.al
Gjykata Kushtetuese TIRANA- Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi,...
Sali Berisha STRASBURG- Kryetari i Pratisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria përballë një kërcëni...
Pamje nga takimi STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit t...
Ervin Demo KAMËZ- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprim...
Pamje nga takimi TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 29 shtator 2026 në Vjenë n...
Endri Shabani TIRANA- Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkes...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e...
Ina Zhupa TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin ...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryem...
Endrit Shabani TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit,&...