Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta nuk ndalet, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës në ditën e 122-të

Shkruar nga Newsbomb
Protesta nuk ndalet, protestuesit marshojnë në rrugët e
Foto nga protesta

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, një protestë që tashmë është kthyer në një traditë të përnatshme.

Ata mbajtën fjalimet e tyre në ditën e 122-të të protestës para Kryeministrisë, ndërsa thirrjet kryesore të protestuesve ishin për largimin e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Protesta e sotme shënon ditën e 122-të të tubimeve, ndërsa qytetarë të shumtë vijojnë të marrin pjesë, që nga dita e parë e deri më sot. Me flamuj kuqezi dhe me slogane në duar, protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese