Izraeli vret komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga sulmet ajrore në Gaza

29 Shtator 2026 | 21:12

Gjashtë persona, përfshirë një komandant të Hamasit, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të dielën, sipas shërbimit të Mbrojtjes Civile të enklavës palestineze.

I njëjti burim raportoi se dy persona u vranë në një sulm izraelit në perëndim të qytetit të Gazës. Hamasi më vonë tha se njëri prej tyre ishte Ezzedine al-Beik, anëtar i këshillit të përgjithshëm ushtarak të Brigadave Al-Qassam, krahu i armatosur i lëvizjes, dhe komandant në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Informacioni u konfirmua edhe nga ushtria izraelite.

Brigadat Al-Qassam deklaruan se Beik ishte ndër komandantët në qendrën e operacioneve gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza raportoi gjithashtu tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet me dronë izraelitë në Jabalia, në veri të enklavës. Një person tjetër u vra nga zjarri izraelit në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 1 400 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite që nga 10 tetori 2025, kur hyri në fuqi një armëpushim i brishtë në enklavën palestineze.

Gjatë së njëjtës periudhë, forcat e armatosura izraelite kanë raportuar gjashtë viktima në Gaza: pesë ushtarë dhe një kontraktor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz: Moska nuk është e interesuar për negociata serioze për Ukrainën

Takimi në Nju Jork mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë ka treguar se Moska “nuk është aspak e interesuar për negociata serioze” për...
21:07 | 29/09/2026

Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniç, u takuan të martën në Moskë me presidentin...
20:31 | 29/09/2026

Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm

Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karburanteve. Megjithatë, kalimi përmes ngushticës së Hormuzit mbetet...
20:08 | 29/09/2026