Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksi Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të SPAK. Haxhia ka përcjellë versionin e klientit të tij, duke kundërshtuar pretendimet që lidhen me takimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe me dokumentet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit.
Duke folur për qëndrimin e Agasit, Haxhia deklaroi:
“Po e deklaroj çfarë kam biseduar me klientin dhe më ka thënë: asnjëra nga ato nuk qëndron. Kryetarja e Shërbimit Informativ nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk e kam takuar asnjëherë, në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme. Se çfarë ruajnë ata në kuptimin e funksionimit të atij institucioni është tjetër gjë, këtë nuk e di…, që është një lidhje, që është aset, a është në shërbim… këtë nuk di ta them.
Vetëm di të them që ai sfidon. Më ka thënë që sfidoj këdo që të thotë: “Unë kam bashkëpunuar me sekretet shtetërore” dhe e dyta: “Që në makinën që kam pasur në shtëpi janë gjetur dokumente”.”
Sa i përket pretendimeve për dokumentet dhe materialet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit, avokati ka kundërshtuar versionin e bërë publik dhe ka deklaruar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me këto pretendime.
“Sfidon këdo për ato biseda që kanë nxjerrë në media ose në publik dhe thotë: “Po të ishin se në makinën time, që aty ka qenë, nuk ka lëvizur, se është vërtetuar që nuk është makina me të cilën është kryer rrëmbimi, të jenë gjetur materiale të shërbimit informativ”.
Kanë vënë në gojën e Agasit që ai ka deklaruar që: “I kam pasur këto dokumente dhe i kam lënë në makinë”. Jo, nuk është e vërtetë, aty kam qenë në proces. Këtë kundërshton ai. Ai thotë, edhe prokurorinë dhe këdo tjetër që të ballafaqohet.”
Haxhia ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me publikimin e disa komunikimeve telefonike, duke argumentuar se ato, sipas tij, nuk kanë interes për hetimin. Avokati ka kërkuar që çdo material që pretendohet se ekziston të përfshihet në dosjen e hetimit, në mënyrë që mbrojtja të mund ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.
“Ne kërkojmë që prokuroria të distancohet, ose nëse janë të vërteta, t’i fusin në dosje, jo po të bëhet kallëzim ndaj prokurorisë. Jo, t’i vërë në dosje dhe ta bëjmë luftën ballë për ballë, pra ta bëjmë dyluftimin juridik me provat që ke, por e them përsërit, nuk besoj që prokuroria t’i ketë nxjerrë, sepse si ka, nuk i ka. …
Ne, në cilësinë e mbrojtjes, na e kanë bërë mbrojtjen gati të pamundur. Ky variant fillon vazhdimisht, duke i bërë gjërat në publik, mbarset publiku dhe ne atëherë duhet të sqarojmë publikun dhe pastaj të bëjmë mbrojtjen juridike. Për mua është bërë një strategji dhe taktikë që ta vërë para fajësisë zotin Agasi.”
Më herët, gjykata ka aprovuar tre masa të kërkuara nga SPAK për nxjerrje sekreti dhe përkrahje të autorit të krimit, mes tyre edhe për ish-kreun e SHISH, i cili mbahet në arrest shtëpiak.
Deklaratat e mësipërme përfaqësojnë qëndrimin e mbrojtjes së Ergys Agasit. Hetimet dhe pretendimet e SPAK vijojnë të jenë pjesë e procesit në zhvillim.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Shtator20:37
Gjykata Kushtetuese i përgjigjet Bardhit: Palët duhet të presin vendimin e arsyetuar
Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha se gjykata kisht...
POLITIKE
29 Shtator20:23
Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh, të rinjtë duhet të bëhen pjesë e revoltës
Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht studentëve që t’i bashkohen protestës, duke deklarua...
POLITIKE
29 Shtator20:21
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisu...
POLITIKE
29 Shtator20:19
“Profesor, më masakruan notat meqë drejtova protestën e 2018”/ Lush Susaj thirrje kolegëve: Stop presionit! Mos iu ‘lëpini’ partisë
Profesori Lush Susaj ka folur gjatë protestës, duke sjellë në vëmendje një dëshmi që, sipas tij, lidhet me presionin pol...
POLITIKE
29 Shtator20:10
“Duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re”, aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim
Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 122 ka dhënë një mesazh drejtuar të rinjve dhe posaçërisht studentëve q&eu...
POLITIKE
29 Shtator20:06
Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë pamje nga një takim me strukturat e Degës 9 të PD-së ...
POLITIKE
29 Shtator20:03
“T’u tregojmë se jemi popull, jo milet”/ Protestuesi: Arma më e fortë e qeverisë, jo krimi por heshtja jonë! Nuk heqim dorë nga revolta
Gjatë protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës bëri thirrje për vijimin e reagimit qytetar ndaj asaj që ai e cil&...
POLITIKE
29 Shtator19:59
"Ishe ashtu siç kishe emrin"/ Deputeti kujton Presidentin Bujar Nishani: Sot do të bëje 60 vjeç! Na mungon të gjithëve në Partinë Demokratike
Deputeti demokrat Bujar Leskaj kujton sot, në ditën e lindjes, Presidentin Bujar Nishani. Nëse do të ishte gjallë, ai do të feston...
POLITIKE
29 Shtator19:53
"Vlora Hyseni-Agasi nuk është histori rozë"/ Aktivisti Kola: Nga ish-kreu i SHISH te Rama, ata që tradhtuan Shqipërinë të japin llogari
Këtë të martë mbahet protesta e 122-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. Aktivisti Arben Kola u ...