web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndodhi me miratimin e Ramës”/ Boçi: Agasi i rreshtonte zyrtarët për interesa zgjedhore dhe politike

29 Shtator 2026, 21:10, Politikë CNA

“Ndodhi me miratimin e Ramës”/ Boçi: Agasi i rreshtonte

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh me kritika lidhur me përgjëgjësinë morale dhe politike të kryeministrit Edi Rama në çështjen që ka përfshirë së fundmi Shërbimin Informativ Shtetëor.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Boçi tha se rasti i SHISH-it nuk është gjë tjetër veçse një marrëveshje interesash.

Sipas demokratit, çdo gjë ka ndodhur me miratim dhe dijeni të plotë të Ramës.

Boçi theksoi se Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni shkëmbenin informacione që cenuan sigurinë kombëtare për interesa zgjedhore dhe politike.

“Kjo është marrëveshje. Historia rozë është e ndërgjegjshme sepse Vlora Hyseni është e trajnuar për t’i pasur si dalje në situata të vështira. Çfarë është bërë, është bërë me ndërgjegjje të plotë. Ndodhi me miratim të Ramës dhe dijeni të plotë të tij sepse i çoi njeriun e tij. Ergys Agasi për Vlora Hysenin ka qenë vetë Edi Rama. Persona që shkëmbejnë informacione, zhvillojnë edhe interesa zgjedhore dhe politike. Ka elementë të humbjes së sigurisë kombëtare. Agasi i rreshtonte të gjithë në bazë të shpërndarjes së interesave për t’i shërbyer atij. Dhe këtu është përgjegjësia morale dhe politike e Ramës”,-tha Boçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga