LIVE UPDATES
Politike

Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane

Në planin e brendshëm, zgjedhjet e mesmandatit po afrohen dhe fushata po nis të ngjajë gjithnjë e më shumë me ato që njohim nga Ballkani.

29 Shtator 2026, 21:20 Nga E.d
Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së
Donald Trump

Me afrimin e zgjedhjeve të mesmandatit dhe teksa sondazhet nuk po duken aspak mirë, administrata amerikane duket se po mendon për dhurata elektorale të stilit ballkanik – ndërsa njëkohësisht u toleron hapësirë atyre që po zhbëjnë demokracinë dhe mohojnë krimet e luftës.

 Përshëndetje nga Bregu Lindor, ku ky muaj ka qenë veçanërisht i ngarkuar – nga mbledhja vjetore e liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku secili ka mundësinë të dalë në fotografi dhe të ketë skenën e vet për të shpalosur ankesat (për publikun në vendin e vet), te takimi zyrtar i presidentit kinez Xi Jinping me Donald Trump në Uashington – një vizitë që, ashtu si edhe UNGA-ja, ishte e mbushur me pompozitet dhe e varfër në rezultate konkrete.

Në planin e brendshëm, zgjedhjet e mesmandatit po afrohen dhe fushata po nis të ngjajë gjithnjë e më shumë me ato që njohim nga Ballkani. Trump po e përshkallëzon përplasjen me mediat që e kritikojnë, ndërsa, teksa një tjetër luftë, ajo në Iran, po e bën Trump-in edhe më jopopullor, ai po i rikthehet një tjetër truku politik ballkanik: kur gjërat vështirësohen, shpërnda nga paratë e taksapaguesve!

Trump ka premtuar se, nëse republikanët ruajnë shumicën në Kongres, çdo i rritur amerikan do të marrë 5,000 dollarë. Megjithatë, një masë e tillë do të duhej të merrte dritën jeshile në Capitol Hill, ndaj është ende larg të qenit e sigurt se amerikanët do t’i marrin vërtet këto para – ndryshe nga Serbia, ku presidenti në largim shpërndan para nga buxheti i shtetit në prag të zgjedhjeve, pavarësisht se nuk ka autoritet ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa taktikat e stilit ballkanik po shfaqen gjithnjë e më shumë në politikën amerikane, administrata Trump vazhdon të përqendrohet në avancimin e interesave të veta, duke mbyllur sytë ndaj erozionit të demokracisë dhe rikthimit të së kaluarës së viteve ’90 në Ballkan.

Kjo u konfirmua deri diku edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në deklaratat e tij në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur tha se, ndonëse Serbia mund të jetë “e përfshirë në disa çështje që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese” dhe që përbëjnë shqetësim ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë partneritetin e tyre strategjik me shtetin ballkanik.

Heshtje për Dodikun – dhe Mlladiçin

 
Në fillim të këtij muaji, zv/ndihmëssekretari i Shtetit Daniel Lawton informoi anëtarët e Kongresit mbi politikën e SHBA-së në rajon, gjatë një seance dëgjimore para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme.

Ndërsa Lawton përsëriti se prioritetet janë stabiliteti (duke shpërfillur paqëndrueshmëritë e brendshme), avancimi i interesave tregtare të SHBA-së dhe lufta kundër krimit të organizuar, anëtarët e Kongresit ngritën disa pyetje të vështira. Të dyja partitë dukeshin të shqetësuara për të njëjtat çështje: Pse SHBA-ja nisi një dialog strategjik me Serbinë, ndërkohë që Beogradi po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën? Pse u hoqën sanksionet ndaj ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, nëse ai nuk hoqi dorë nga retorika e tij separatiste? A do të rrezikohet paqja në Kosovë nëse administrata zbaton synimin e saj për të reduktuar numrin e amerikanëve në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR?

Përgjigjet ishin të paqarta. Lawton tha se SHBA-ja dëshiron të jetë “partneri i preferuar” i Serbisë, edhe pse kompania energjetike serbe NIS vijon të jetë në pronësi ruse dhe Beogradi po blen armë dhe teknologji kineze. Ai shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të mbështeste rikthimin e sanksioneve ndaj Dodikut për shkak të retorikës së tij të pandryshuar dhe lidhjeve të ngushta me Moskën, një çështje që u ngrit me këmbëngulje nga kongresmeni demokrat William Keating.

Kongresmeni paraqiti një raport, “Pay for Play”, që dokumenton se si lobimi intensiv i Dodikut me kompani të lidhura me Trump-in çoi në heqjen e sanksioneve ndaj tij, si dhe se si një kompani e lidhur me presidentin amerikan mori kontratën për të qenë operatori kryesor i gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor në Bosnje. Lawton nuk komentoi mbi këto gjetje, por përsëriti se KFOR-i mbetet jetik për ruajtjen e paqes në Kosovë. Asgjë e re këtu.

Megjithatë, po të mos ishte kjo seancë dëgjimore, ndoshta nuk do ta kishim mësuar kurrë se çfarë mendon administrata Trump për nderimet e bëra në funeralin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili u dënua për gjenocid në Srebrenicë.

Departamenti i Shtetit ka heshtur për këtë çështje, ndryshe nga një grup i vogël kongresmenësh që e përshkruan sjelljen e autoriteteve serbe gjatë funeralit si “thellësisht shqetësuese”. I pyetur nga një kongresmene demokrate nga Nevada, Lawton këmbënguli se SHBA-ja gjithashtu kundërshton glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe se tragjeditë e krimet e viteve ’90 nuk duhet të shndërrohen në teatër politik.

Duke pasur parasysh situatën në terren, ku si Serbia, ashtu edhe Bosnja e Hercegovina janë zhytur në fushata zgjedhore, një deklaratë e tillë nga Uashingtoni ishte e vonuar prej kohësh. Heshtja ka favorizuar presidentin serb në largim, Aleksandër Vuçiç, i cili i tha CNN-it se nuk mori pjesë në funeralin e Mlladiçit, por se ai ishte funerali më i madh i 50 viteve të fundit. Me fjalë të tjera, ai, Vuçiçi, mbetet basti më i sigurt i Perëndimit.

Nga ana tjetër, reagimi ndaj vendimit të Hagës që dënoi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili u shpall fajtor për krime lufte, ishte i menjëhershëm. Po atë ditë, Departamenti i Shtetit publikoi një deklaratë ku tha se SHBA-ja respekton vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe bëri thirrje për përmbajtje në retorikë.

Kontradiktat rreth vendimit për Thaçin

Por qëndrimi i Uashingtonit për këtë çështje përmban një kontradiktë të dukshme. Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trump-it për misionet speciale (dhe ish-i dërguari për procesin e dialogut Kosovë-Serbi), e quajti vendimin “skandaloz” dhe i përshkroi gjyqtarët dhe prokurorët si “të marrë të majtë”.

Grenell e ka mbrojtur prej kohësh Thaçin dhe ka kritikuar ashpër prokurorin Jack Smith, i cili ngriti aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës. Grenell pretendon se, duke vepruar kështu, Smith shkatërroi një fitore të mundshme diplomatike të Trump-it, pasi, sipas tij, Thaçi ishte nisur drejt Uashingtonit në qershor 2020 për të nënshkruar një marrëveshje normalizimi me Serbinë, por u kthye menjëherë në Kosovë sapo u bë publike aktakuza.

Smith është gjithashtu në shënjestër sepse, pasi u emërua prokuror i posaçëm në Departamentin amerikan të Drejtësisë, ngriti dy aktakuza ndaj Trump-it – të cilat u pushuan pasi Trump u rizgjodh. Grenell e di mirë se Trump nuk i harron ata që i kanë dalë kundër në të kaluarën dhe se sulmet publike ndaj kundërshtarëve të presidentit janë një mënyrë e mirë për të dëshmuar besnikëri – diçka që Trump e vlerëson veçanërisht.

Megjithëse administrata Trump, që prej marrjes së detyrës, nuk ka reaguar asnjëherë ndaj zhvillimeve të brendshme në Serbi, çështja doli në qendër të vëmendjes falë kongresmenit Joe Wilson nga Karolina e Jugut, i cili paraqiti aktin “Supporting the Rule of Law, Building Institutional Justice, and Accountability” (“SRBIJA”).

Pavarësisht se është anëtar i Partisë Republikane dhe ka mbështetjen e Trump-it për rizgjedhjen e tij këtë nëntor, Wilson po sfidon politikën e administratës me këtë projektligj, i cili kërkon që SHBA-ja të pezullojë dialogun strategjik nëse nuk trajtohen çështjet që lidhen me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe forcimin e lidhjeve me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Propozimi gëzon mbështetje dypartiake, çka lë të kuptohet për një dakordësi më të gjerë mbi objektivin strategjik: një vend me të cilin Amerika bashkëpunon duhet të jetë i orientuar drejt Perëndimit dhe të ketë një qeveri të zgjedhur në mënyrë legjitime.

Wilson nuk u ndal te projektligji. Ai ka vazhduar ta kritikojë presidentin Vuçiç pothuajse çdo ditë dhe ka lënë të kuptohet se do të manipulojë zgjedhjet e parakohshme në Serbi, më 25 tetor, duke përdorur modele të aplikuara nga presidenti rus Vladimir Putin. Dega ekzekutive, megjithatë, duket e pashqetësuar nga këto akuza, ndërsa Departamenti i Shtetit ka thënë se po “monitoron nga afër përgatitjet për zgjedhjet”.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi, në dhjetor 2023, të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se u shoqëruan me parregullsi, SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje së bashku Beogradit që të punonte për zbatimin e rekomandimeve të misionit vëzhgues të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Është e vështirë të imagjinohet që Uashingtoni të dërgojë një mesazh të ngjashëm këtë herë.

Ndërkohë, në Senat u zhvillua një seancë dëgjimore për kandidatët e propozuar për ambasadorë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Profesori i së drejtës Michael Young, i nominuar për Serbinë, dhe gjenerali në pension Ronald Johnson, i nominuar për Bosnjën, paraqitën vizionet e tyre për misionet përkatëse dhe iu përgjigjën pyetjeve të senatorëve.

Të dy konfirmuan se do të punonin mbi prioritetet e njohura të administratës Trump në rajon dhe treguan se synojnë t’i shërbejnë presidentit në mënyrë të kënaqshme. Senatori demokrat Chris Murphy bëri një pyetje të sikletshme: A do të ndihmonin ata një anëtar të familjes së Trump-it të promovonte investimin e tij privat, nëse ky investim do t’i sillte një përfitim të drejtpërdrejtë financiar familjes së presidentit? Si Young, ashtu edhe Johnson u përgjigjën se e konsideronin detyrë të tyre të promovonin të gjitha investimet amerikane gjatë kohës që shërbenin si ambasadorë.

Në fund të këtij debati, Murphy, disi i irrituar, tha: “Zotërinj, përgjigjja është jo! Nuk është e përshtatshme që ambasadori të lobojë në favor të projekteve që do ta pasurojnë presidentin ose familjen e tij. Kjo është një përgjigje e thjeshtë!”

Duke folur për projektet e familjes Trump në rajon, protestat kundër ndërtimit të një kompleksi luksoz turistik nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, kanë vazhduar në Shqipëri. Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dorëheqjen e të cilit po e kërkojnë protestuesit, vazhdon ta mbrojë Kushner-in dhe pretendon se resorti do t’u sjellë përfitime qytetarëve shqiptarë.

Investimet amerikane u diskutuan gjithashtu nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, dhe i dërguari i posaçëm i Trump-it për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, i cili vizitoi Tiranën këtë muaj. Zampolli konsiderohet një ndërmjetës jozyrtar për marrëveshjet e administratës Trump. Dikur ai u mburr se i kishte shitur Uzbekistanit “20 miliardë dollarë avionë Boeing për 20 minuta”. Së fundmi, ai publikoi në Instagram se po “shet astronautë” dhe se vendet nënshkruese të Marrëveshjeve Artemis do të kenë mundësinë të dërgojnë astronautët e tyre në hapësirë së bashku me homologët amerikanë.

Shqipëria nënshkroi së fundmi Marrëveshjet Artemis. Më herët, Serbia ishte i vetmi vend tjetër ballkanik që e kishte nënshkruar marrëveshjen. Ende nuk është e qartë se sa do të kushtojë kjo.

Ndërsa shet projekte të përbashkëta në hapësirë, këtu në Tokë Uashingtoni po shkurton ndihmat edhe për vendet që kanë nisur procese të “dialogut strategjik” me SHBA-në. Maqedonia e Veriut ishte ndër katër vendet evropiane për të cilat SHBA-ja planifikon të shkurtojë ndihmën ushtarake me një total prej 52 milionë dollarësh, duke i ridrejtuar këto para drejt vendeve me orientim konservator në Amerikën Latine.

Teksa republikanët luftojnë për të ruajtur shumicën në Kongres në zgjedhjet e mesmandatit dhe vlerësimet e ulëta të Trump-it nuk po i ndihmojnë, është e qartë se Uashingtoni nuk do të ngurrojë t’u shkelë herë pas here në kallo edhe aleatëve të vet. (BIRN)

serbia shqipëria kosova

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit