Shqipëria po zhvillon ndeshjen e dytë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravalles.
Kuqezinjtë, të cilët e nisën këtë edicion me fitoren ndaj Bjellorusisë, kanë arritur të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, duke marrë një avantazh të rëndësishëm.
Pas golit të Mehemtit në minutën e 21-të, Shqipëria ka dyfishuar shifrat në minutën e 27-të.
Goli erdhi pas një goditjeje dënimi të Manajt. Portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera mbeti në zonë dhe Myrto Uzuni përfitoi, duke goditur dhe dërguar topin në rrjetë.
Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej zyrtarisht.
Kështu, Uzuni shënon golin e dytë të Shqipërisë në këtë sfidë, ndërsa kuqezinjtë kryesojnë 2-0 ndaj San Marinos.













