“Rama duhet të mbajë përgjegjësi”, Çipa: Është goditur imazhi i shtetit

29 Shtator 2026 | 21:34

Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania zhvillimet politike pas masës së arrestit ndaj ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.

Çipa deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i shmanget, sipas tij, përgjegjësisë politike lidhur me zhvillimet e fundit.

“Qeverisja është përgjegjësi. Përgjegjësia është kontroll ligjor mbi abuzivizmin dhe, aq më tepër, përgjegjësi në mënyrën se si administrohen financat publike. Të gjitha këto afera kanë në thelb abuzimet me financat publike”, u shpreh Çipa.

Sipas tij, përgjegjësia e kryeministrit nuk lidhet vetëm me kontrollin, por edhe me detyrimin për të pasur dijeni mbi mënyrën se si funksionon administrata shtetërore.

“Kryeministrit nuk i kërkohet vetëm kontrolli, por ka detyrim dijeninë, sepse ai është kryeadministratori i jetës ekzekutive të vendit. Ndaj alibia është e pamjaftueshme dhe nuk e ezauron dot përgjegjësinë”, tha gazetari.

Çipa shtoi se zhvillimet e fundit kanë cenuar, sipas tij, imazhin e shtetit dhe funksionimin e disa institucioneve.

“Është goditur në ashtin e vet imazhi i shtetit tonë. Shumë nga institucionet nuk e kanë më sovranizmin funksional dhe ligjor”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria përballet me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë në San...
19:43 | 29/09/2026

Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës, propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen...
18:59 | 29/09/2026

Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt. Përmes një postimi...
16:50 | 29/09/2026