Health & Beauty Lifestyle Vitality Vibes | News

Bypass pa kaluar infarkt? Prof. Dr. Altin Veshti zbulon kur është i nevojshëm operacioni…

I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë doktori i njohur Altin Veshti, i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth kujdesit që duhet të tregojmë për të pasur një zemër të shëndetshme dhe jo vetëm kaq…

Prof. Dr. Altin Veshti, një prej emblemave të kardiokirurgjisë në vendin tonë, është një mjek që punon në të gjithë botën, por zgjedh të qëndrojë në Shqipëri, duke dhënë kontributin e tij në fushën e kardiokirurgjisë.

Gjatë intervistës, ai shpjegoi gjithashtu se ndërhyrja bypass nuk kryhet vetëm te pacientët që kanë kaluar një infarkt. Në shumë raste, diagnostikimi në kohë i ngushtimit të arterieve mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen përpara se të ndodhë infarkti.

A mund të bëjë një pacient bypass edhe nëse nuk ka kaluar më parë një infarkt?

Pacientët bëjnë bypass edhe pa kaluar infarkt, sepse mund të kenë ngushtime të arterieve pa pësuar infarkt. Dhe, shyqyr Zotit, një pjesë e madhe e pacientëve diagnostikohen përpara se të pësojnë infarkt. Shohim që kanë ngushtime të rëndësishme, 75-90% të arterieve, dhe ne bëjmë bypass. Është bypass-i më eficient që ekziston te ata pacientë që nuk kanë kaluar infarkt.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.