Përfundon protesta e 122-të, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jepe dorëheqjen!

Përfundon protesta e 122-të, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jepe dorëheqjen!

21:51, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas disa orësh protestë dhe marshim në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e 122-të kundër qeverisë.

Protestuesit kanë vijuar marshimin edhe pas fjalimeve para Kryeministrisë, duke ndalur në disa prej pikave të kryeqytetit dhe duke përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar të bëjnë thirrje për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe se do të rikthehen sërish në protestë.

Tubimi i sotëm shënon ditën e 122-të të protestave, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tyre edhe në ditët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco