
Shqipëria ka byllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë të sfidës ndaj San Marinos, e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë zhbllokuan takimin në minutën e 21-të. Anis Mehmeti përfitoi nga asistimi i Rey Manajt dhe realizoi nga afërsia, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.
Vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Myrto Uzuni dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm.
Sfida po zhvillohet në stadiumin e Serravalles, në San Marino. Me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve u mbyll pjesa e parë, ndërsa Shqipëria do të kërkojë të ruajë epërsinë dhe të marrë fitoren në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

