Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet i pajetë në brigjet e lumit Adige në Itali 25-vjeçari shqiptarë, familja e identifikon pas 20 ditësh

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i pajetë në brigjet e lumit Adige në Itali
Ferdinand Nokaj

Studenti shqiptar Ferdinand Nokaj, 25 vjeç, është gjetur së fundmi pa jetë në brigjet e lumit Adige, në Grumo të Italisë. Sipas mediave të huaja, trupi i të riut u gjet më 5 shtator, por familja e tij nuk kishte dijeni se ai ndodhej në morgun e spitalit Santa Chiara, në Trento.

Ndërsa më 25 shtator, babai i tij arriti ta identifikonte përmes fytyrës dhe një tatuazhi në gjoks. Familjarët shprehen se rreth tre orë para se të zhdukej, Ferdinandi u kishte treguar se ishte sulmuar në Rovereto nga disa të rinj shqiptarë.

25-vjeçari kishte shenja në fytyrë dhe ishte i frikësuar, ndërsa babai i tij e kishte këshilluar të shkonte menjëherë te karabinierët. “Edhe unë këtë po mendoj, baba”, i ishte përgjigjur Ferdinandi.

Më pas, 25-vjeçari kishte telefonuar vëllain e tij nga stacioni i trenit në Rovereto. Por pas asaj telefonate, familja nuk arriti të kontaktonte më me të.

Pas sulmit, Ferdinandi kishte publikuar gjithashtu një foto nga sulmi në Instagram. Familja e tij kishte ruajtur atë, ku shenjat në fytyrën e të riut ishin të dukshme. Të nesërmen, vëllai i tij u paraqit te Karabinierët në Fano dhe raportoi zhdukjen e 25-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese