web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zinxhiri Proda-Agasi-Hyseni/ Kikia: Rëndësi te thelbi i informacioneve të përcjella nga SHISH-i

29 Shtator 2026, 22:20, Aktualitet CNA

Zinxhiri Proda-Agasi-Hyseni/ Kikia: Rëndësi te thelbi i informacioneve

Gazetari Mentor Kikia tha se në këtë moment nga skandali i SHISH-it, mbetet me rëndësi të mësohet se çfarë informacionesh janë përcjellë nga institucioni te Ergys Agasi.

Në një dalje televizive, Kikia u shpreh se këto informacione kanë prekur një zinxhir institucionesh dhe individësh, përfshirë edhe ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, si edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

“Do të duhet të mësohet se çfarë informacionesh janë përcjellë nga SHISH te Ergys Agasi. Pjesë e dosjes së Hysenit nuk është vetëm ajo, por brenda të njëjtën ditë operacioni kishte edhe ish-drejtuesin e Policisë, Ilir Proda, që iu bë kontroll banese, i janë sekuestruar sende personale, është marrë në pyetje nga SPAK. Çështja është edhe te një zinxhir institucionesh që supozohet se raportonin të dhëna te Agasi. Deri tani nuk kemi mësuar as thelbin dhe as majën në raport me shkeljen e ligjit që akuzohet Hyseni dhe ish-laboranti i Policisë Shkencore, për nxjerrjen e sekreteve”,-tha Kikia./CNA

 





Lajmet e fundit nga