Kombëtarja shqiptare bëri detyrën në transfertë, duke fituar pastër 3-0 ndaj San Marinos, në duelin e Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë morën një sukses të rëndësishëm, që i ngjit në krye të grupit C1 me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.
Ndaj San Marinos, Shqipëria e nisi shumë mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Anis Mehmetin në minutën e 21-të dhe Myrto Uzunin në minutën e 27-të.
Ndeshjen e vulosi Rey Manaj, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të. Me këtë sukses, Shqipëria shkon si kryesuese në duelin e 3 tetorit ndaj Finlandës.
Kuqezinjtë do të luajnë sërish me San Marinon më 6 tetor, këtë herë në Tiranë.
Lini një Përgjigje