LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë mposhtën San Marinon me rezultatin 0-3

• Shqipëria ka bërë detyrën ndaj San Marinos në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke fituar me shifrat 0-3 në transfertë, në një sfidë të kontrolluar nga kuqezinjtë, të cilët realizuan nga dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në fraksionin e dytë. • Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrë kërkuese dhe që në minutat e para u vendosën në gjysmëfushën e San Marinos. • Muçi dhe Asllani provuan nga distanca, ndërsa portieri vendas u detyrua të ndërhynte në disa raste. • Goli i avantazhit erdhi në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi, Manaj devijoi topin drejt shtyllës së dytë, ku Mehmeti u shfaq në momentin e duhur dhe e shtyu sferën në rrjetë për 0-1. • Shqipëria vijoi të sulmonte dhe vetëm gjashtë minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 27-të, pas një goditjeje dënimi të Manajt, portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera përfundoi te Uzuni, i cili gjuajti menjëherë dhe realizoi. • Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej. • Pas avantazhit të dyfishtë, Shqipëria uli disi ritmin dhe i dha më shumë hapësira kundërshtarit. San Marino provoi të afrohej pranë portës së Sherrit, por pa krijuar raste të pastra për gol. • Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2. • Në fraksionin e dytë, San Marino e nisi më mirë dhe në minutën e 57-të pati një rast të rrezikshëm, por Sherri reagoi shpejt dhe devijoi topin jashtë. • Shqipëria nuk vonoi të rikthehej te kontrolli i lojës dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Manaj, i cili në tentativën e dytë mposhti portierin vendas dhe vulosi rezultatin në 0-3. • Në vazhdim, trajneri Maran bëri disa zëvendësime, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të tjerë. • Hoxha pati një mundësi për të shënuar, ndërsa San Marino provoi të reagonte, por pa mundur të ndryshonte rezultatin. • Në minutën e 80-të, Hasa zëvendësoi Mehmetin, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren 0-3 të Shqipërisë. • Shqipëria e mbylli kështu takimin me një fitore të pastër, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke realizuar tri gola në transfertë. • Në ndeshjen tjetër të grupit Finlanda dhe Bjellorusia barazuan pa gola, duke i dhënë mundësinë Kombëtares sonë që pas kësaj fitoreje të marrë kreun e grupit.

5 artikuj për këtë temë.

42 MINUTA ME PARE

San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Rey Manaj

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë
Pamje

Shqipëria luan ndeshjen e dytë në fazën e grupit të Nations League, teksa në transfertë përballet me San Marinon.Tre pikët nuk duhet të jenë të diskutuara në këtë përballje, teksa ekipi i Maran kërkon një fitore bindëse përballe përfaqësueses më të dobët në renditjen e FIFA-s.

Rolando Maran ka bërë ndryshime të shumta në 11-shen titullarë, teksa në portë aktivizohet Sherri, ndërsa mbrojta do të përbehet nga Sina dhe Mitaj në krah, ndërsa qendra nuk ka ndryshuar, me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu, i cili zëvendëson Ramadanin, ndërsa Mehmeti do të jetë më i avancuar, i mbështetur nga krahët nga Muçi dhe Uzuni. Maja e sulmit nuk ka ndryshuar me Manajn që do të marrë përsipër repartin ofensiv./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dy gola në pjesën e parë, Shqipëria kryeson ndaj San Marinos

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë
Pamje

San Marino 0-2 Shqipëria

Shqipëria do përballet me San Marinon, në kuadër të Nations League. Për këtë takim, së fundmi janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Ashtu siç  pritej, trajneri Maran ka bërë disa ndryshime, duke patur parasysh nivelin e kundërshtarit.

Tashmë gjithçka është gati për startin e sfidës, me kuqezinjtë që kërkojnë të bëjnë detyrën dhe të marrin pikët e plota ndaj San Marinos. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri hungarez Kapraly.

SHQIPËRIA: Sherri; Sina, Gjimshiti, Ismajli, Sina; Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon/ Myrto Uzuni shënon golin e dytë

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë
Pamje

Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravale. 

Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në reneditjen e FIFA-s.

Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.

Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duk i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Anis Mehmeti zhbllokon shifrat, Kombëtarja gjen golin e parë ndaj San Marinos

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë
Pamje

SAN MARINO- Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos. Kuqezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit pas një aksioni në zonën kundërshtare.

Anis Mehmeti realizoi golin e parë për Shqipërinë, duke e çuar rezultatin në 0-1./Dosja.al

2 ORE ME PARE

San Marino-Shqipëri, nis ndeshja e vlefshme për Nations League

Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë
Pamje

SAN MARINO- Ka nisur ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë me synimin për të marrë pikët e plota ndaj San Marinos.

Trajneri Maran ka bërë disa ndryshime në formacion, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarit. Sfida po gjykohet nga arbitri hungarez Kapraly./Dosja.al

Sondazh

Poll

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun