web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manaj shpërthen keq pas golit: Shoh komente negative dhe preket familja

29 Shtator 2026, 23:29, Sport CNA

Manaj shpërthen keq pas golit: Shoh komente negative dhe preket familja

Rey Manaj shpërtheu pas ndeshjes me San Marinon, ku shënoi golin e tretë, në fitoren 3-0.

Sulmuesi duket se nuk i ka pritur mirë kritikat e marra në rrjete sociale dhe për këtë kishte një reagim.

“Zëvendësimi pas golit?  Më tha para ndeshjes që do të luaja 60 minuta. Më tha ke edhe 10 minuta për gol dhe do dalësh. I thashë më lër 15. U bë mirë që shënova, do të doja të bënte edhe Shpendi apo Daku sepse është mirë për sulmuesin. Më vjen mirë se jemi familje dhe jemi të gjithë të lumtur.

Barazimi i Sadikut dhe vendi i parë? Të them të drejtën për objektiva personale nuk më pëlqen të flas. Nuk jam për këtë gjë dhe rëndësi ka të fitojmë në Ligën e Kombeve dhe të hyjmë në Eurupë. Ishalla i kap sa më shpejtë dhe dua të hyjmë në Europian në këtë moment.

Kombinimi me Muçin dhe Mehmetin? Normalisht që duhet marrë parasysh që ishte San Marino. Mund të luash me Spanjën apo Gjermaninë dhe fizionomia duhet ndryshuar sepse nuk sulmon dot me 5-6 lojtarë. Për mua është mirë që kam lojtarë afër. Muçi dhe Uzuni, apo Mehmeti më ndihmojnë dhe është me lehtë. Çdo trajner ka idetë e veta dhe duhet respektuar.

Ndryshimi i mënyrës së lojës? Gjithmonë në kombëtare, ka shumë komente. Ndeshjen e kaluar besoj se kam bërë ndeshje shumë të mirë dhe pastaj shoh që ka komente negative dhe familja preket shumë. Nuk i lexoj unë, por janë gjëra që sjellin stres në familje. I respektoj mendimet dhe kurrë s’kam thënë në intervista. Del një formacion i mundshëm dhe kur shohin që luan Manaj, ka shumë komente për mua. Nuk më interesojnë mua, por është familja dhe mendoj se janë të tepruara.

Ekipi? Njerëzit mendojnë se është San Marino. Para disa vitesh mezi kemi fituar këtu në minutën e 80. Finlanda fitoi këtu 0-7 dhe ne mundëm Bjellorusinë. Ndërsa Bjellorusia barazoi me Finlandën. Futbolli është i tillë. E dini shumë mirë se ka vështirësi t’i bësh gol këtyre ekipeve. Por pastaj dëgjoj që ka njerëz në podcast dhe në TikTok që flasin”, tha Manaj për TV KLAN.





Lajmet e fundit nga