web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yamal shkëlqen në fitoren e Spanjës, Anglia rikthehet te suksesi

29 Shtator 2026, 23:50, Sport CNA

Yamal shkëlqen në fitoren e Spanjës, Anglia rikthehet te suksesi

Spanja tregoi forcën në Ligën A të Ligës së Kombeve duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 4-1.

Lideri absolut i takimit ishte Lamine Yamal, i cili shkëlqeu me dy gola të shënuar dhe një asistim fantastik.

 Përveç tij, për iberikët realizuan edhe Marc Pubill e Nico Williams, ndërsa golin e vetëm për kroatët e shënoi Beljo.

Në të njëjtin grup, Anglia e Thomas Tuchel mori një fitore me vlerë 0-2 në transfertë përballë Çekisë.

Suksesi i "Tre Luanëve" u vulos nga realizimet e Anthony Gordon dhe kapitenit Harry Kane në pjesën e dytë.

Në sfidat e Ligës B, Zvicra triumfoi me shifrat e pastra 0-3 ndaj Skocisë, ndërsa Sllovenia mposhti Maqedoninë e Veriut 2-0.

Sa i përket Ligës C, Sllovakia arriti të fitonte 2-1 kundër Kazakistanit, Islanda mposhti 0-3 Luksemburgun, ndërsa duel mes Bullgarisë dhe Estonisë u mbyll pa gola.





Lajmet e fundit nga