Premier League ka konfirmuar verdiktin se Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare.
Sipas komunikatës, vendimi është marrë nga një komision i pavarur pas një procesi që ka zgjatur disa vjet. Akuzat kryesisht lidhen me periudhën nga edicioni 2009/10 deri më 2017/18.
Komisioni i pavarur konstatoi se City kishte përdorur kontrata të cilat nuk pasqyronin marrëveshjet reale me disa prej partnerëve.
Sipas gjetjeve, këto marrëveshje shërbyen për të rritur të ardhurat e klubit.
Gjithashtu, City kishte paraqitur të dhëna financiare të pasakta dhe kishte fshehur gjendjen reale të financave nga auditorët dhe rregullatorët e futbollit.
Po ashtu, City, kishte shkelur në mënyrë të konsiderueshme rregullat dhe kufizimet financiare të Premier Leagues dhe UEFA-s.
Edhe
Man. City shpallet fajtor për thuajse të gjitha 115 akuzat
Ndërkohë reagimi ishte i menjëhershëm nga City.
City ka mohuar akuzat e bëra nga Premier League.
“Manchester City është i zhgënjyer dhe i befasuar nga mendimi i Komisionit të Premier Leagues. Klubi është i pafajshëm për akuzat e bëra nga Premier League dhe ekziston një sasi e plotë provash të pakundërshtueshme në mbështetje të të gjitha qëndrimeve, në lidhje me këtë rast”.