Drejtori i Policisë së Korçës paraqitet në SPAK
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur...

Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde të pashpenzuara në llogarinë unike pranë Bankës së Shqipërisë.
Në total, fondi që qeveria akumuloi në llogarinë unike të Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit, arriti në vlerën e 16 miliardë lekëve.
Nga kjo shumë deri tani 4 miliardë lekë janë përdorur për politikat e pensioneve, duke lënë një gjendje prej rreth 12 miliardë lekësh apo rreth 120 milionë euro.
Ligji i buxhetit përcakton se fondet e mbetura mund të mbahen për financimin e buxheteve të viteve të ardhshme, ndërsa për momentin qeveria po planifikon politika për rritje pensionesh.
Nga 1 janari 2027 qeveria pritet të dyfishojë masën e bonusit mujor për pensionistët, por krahas saj të vijojë edhe politikën për indeksimin e pensioneve deri në 3%. Deklarata u bë më herët publike nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Burime nga Ministria e Financave sqarojnë se fondet e llogarisë unike të Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit të buxhetit krijohen nga suficiti i shpenzimeve kapitale të mosrealizuara. Deri tani nga Ministria e financave këto fonde janë përdorur për politikat e pensioneve.
Por pavarësisht kësaj, këto fonde ende nuk konsiderohen automatikisht të lira për politikën e rritjes së pensioneve. Nga Ministria e Financave ende nuk është përcaktuar nëse këto fonde mund të përdoren për politikat e rritjes së pensioneve, apo do të mbahen në llogarinë unike për financimin e viteve të ardhshme, apo mund të rialokohen për politika të tjera gjatë vitit 2026. Apo do të përdoren ndryshimet e buxhetit për rritjen e pensioneve?
Nga 1 janari pritet të dyfishohet bonusi mujor
Përveç politikës së indeksimit, qeveria prej vitesh ka miratuar dhënien e bonusit të fundvitit për pensionistët. Por nga 2026 nisi për herë të parë dhënia e bonusit mujor. Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në që vendos bonuse mujore për të gjithë pensionistët, duke filluar nga 1 janari 2026. Bonuset janë shtesa mbi pensionin aktual dhe paguhen çdo muaj.
Bonusi mujor varion në masën 600 deri 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensioneve. Kjo politikë e re e qeverisë ka zëvendësuar dhënien e bonusit të pensionistëve në fund të vitit.
Për kategorinë e parë, pensionet e plota të pleqërisë në qytet deri në 40 mijë lekë, masa e bonusit të dhënë çdo muaj është 1,600 lekë. Nga 1 janari pritet të arrijë në masën 3,600 lekë në muaj.
Për pensionet urbane të pjesshme deri në 22 mijë lekë përfitojnë bonus në masën 800 lekë në muaj. Nga 1 janari do të marrin 1,600 lekë. Për pensionet rurale deri në 18 mijë lekë bonusi do të jetë 2,000 lekë në muaj nga 1,000 lekë që është aktualisht. Pensionet familjare do të përfitojnë 1,400 lekë, ndërsa pensionet e invaliditetit 1,200 lekë.
Indeksimi i pensioneve
Në muajin korrik 2027 qeveria indeksoi në masën 2.7% pensionet. Vendimi për indeksimin e pensioneve erdhi pas ndryshimeve të buxhetit me Aktin Normativ të miratuar në qershor 2026.
Një nga masat kryesore është indeksimi i pensioneve, i cili nis më 1 korrik 2026, me një fond shtesë prej 872 milionë lekësh. Nga kjo masë përfituan 900 mijë pensionistë.
Në 7 vitet e fundit norma e indeksimit variojnë nga 2.3 % deri në 9.3%. Në vitin 2022, për shkak të krizës së rritjes së çmimeve nga nisja e luftës në Ukrainë, u miratuan dy politika indeksimesh, që çuan indeksimin në masën 9.3%. Ndërsa në 2023 u miratua indeksim pensionesh në masën 8.6%.
Çfarë parashikon Ligji i Buxhetit për fondet e llogarisë unike
Neni 20 i Ligjit të Buxhetit parashikon se Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe të mbajë në llogarinë unike në Bankën e Shqipërisë gjendje shtesë likuiditeti, e cila mund të përdoret për financimin e buxheteve të viteve pasardhëse./ D.Azo
Neni 20
Mbështetjet buxhetore nga institucionet financiare ndërkombëtare
1.Në rast të disbursimit të ndonjë kredie shtesë në formën e “mbështetjes buxhetore” nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe në rast të përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, kufijtë përkatës për huamarrjen totale neto, rritjen vjetore të borxhit të qeverisjes qendrore dhe nivelin e vlerësuar të stokut total të borxhit publik, të përcaktuar në nenet 10 dhe 19 të këtij ligji, mund të tejkalohen deri në shumën e vlerave të përmendura më poshtë:
a) vlera e kredive në formën e “mbështetjes buxhetore” të disbursuar;
b) vlera e përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.
2.Niveli i deficitit të buxhetit të vitit 2026 mbetet i pandryshuar, sipas përcaktimit në nenin 1 të këtij ligji.
3.Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe mund të mbajë në llogarinë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë çdo gjendje shtesë të likuiditetit, që mund të krijohet dhe të mbartet për të financuar buxhetet e viteve buxhetore pasardhëse, por në mbyllje të vitit buxhetor gjendja e akumuluar nuk duhet të kalojë vlerën mesatare prej dy muajsh kumulativë të shpenzimeve buxhetore të planifikuara për atë vit buxhetor. /Monitor
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një l...
Një rast mashtrimi përmes “Call Center”-ave është goditur ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë s...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Pas më shumë se dhjetë vjetësh, forcat amerikane do të tër...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se drejtuesit e d...
Fabrika e birrës Wolters në qytetin verior gjerman të Brau...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...