Drejtori i Policisë së Korçës paraqitet në SPAK
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur...

Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Sokol Zaimi, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale lidhur me një kronikë të transmetuar në emisionin “Fiks Fare” në "Top Channel".
Ndërsa e cilëson si dezinformuese, Zaimi shprehet se në datën 22 shtator, në prani edhe të drejtoreshës së Burimeve Njerëzore të institucionit, kam pritur në takim Rudina Demnerin, e njohur për publikun si Paloma, e cila është interesuar për punësimin e një personi të saj të afërm.
Ai shprehet më tej se biseda rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku është provokuar nga gazetarja dhe se fjalia e tij e përfshirë në kronikë është nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës.
Ndër të tjera shton se referimi ndaj Ballukut me fjalën “shefe” është pjesë e “respektit personal që unë kam për të dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me pozicionin tim aktual si drejtues i ISHTI-së”.
Zaimi i bën thirrje "Top Channel" të transmetojë videon e plotë të regjistruar në mënyrë të fshehtë, sipas tij, nga gazetarja.
Postimi i plotë:
Reagim ndaj kronikes se Fiks Fare:
Ndoqa me shqetësim kronikën disinformuese të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel.
Sqaroj se, në datën 22 shtator, në prani edhe të Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore të institucionit, kam pritur në takim Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma, e cila është interesuar për punësimin e një personi të saj të afërm. E kam informuar qartësisht, në prezencë të Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore të institucionit ritheksoj, se nevojat e institucionit janë kryesisht për inxhinierë elektrikë dhe se çdo person i interesuar për punësim duhet të ndjekë një procedurë ligjore, sipas hapave dhe kritereve të përcaktuara.
Biseda rreth Znj. Balluku u provokua qëllimisht nga Demneri, e cila ju referua si mikeshë të mirë, të cilën e takon shpesh dhe për të cilën gëzon vlerësim.
Fjalia ime e përfshirë në kronikë është shkëputur qëllimisht nga konteksti i bisedës dhe është paraqitur në një mënyrë që deformon kuptimin e asaj që kam thënë. Ajo nuk ka asnjë lidhje me kërkesën e bërë nga znj. Demneri për punësim dhe as me ndonjë proces tjetër institucional.
Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: Unë besoj se znj.Balluku, në përfundim të betejës së saj ligjore, do të dalë e pafajshme, pasi, për aq sa e kam njohur në marrëdhëniet tona të punës, ajo ka qenë e drejtë dhe korrekte. Ky është një qëndrim imi personal dhe nuk ka lidhje me detyrën apo pozicionin tim institucional.
Edhe referimi im ndaj znj. Balluku me fjalën “shefe” është pjesë e respektit personal që unë kam për të dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me pozicionin tim aktual si drejtues i ISHTI.
Është e papranueshme që fjalët e mia të priten, të përzgjidhen dhe të vendosen në një kontekst të ndryshëm nga ai në të cilin janë thënë, duke i dhënë publikut një mesazh që unë nuk e kam thënë dhe nuk e kam nënkuptuar.
Prerjet dhe përzgjedhjet e fjalëve jashtë kontekstit janë të qëllimshme dhe, sipas vlerësimit tim, janë pjesë e një sulmi të koordinuar të televizionit Top Channel ndaj meje. Arsyet e këtij sulmi nuk i di dhe nuk i vlerësoj dot, por një gjë është e qartë: Nuk do të lejoj që fjalët e mia të deformohen dhe të përdoren për të krijuar një realitet të rremë para opinionit publik.
Ndaj, i bëj thirrje Top Channel të transmetojë videon e plotë të regjistruar në menyrë të fshehtë nga Demneri.
Trishtim tek sheh se si televizioni dikur më i ndjekur nga shqiptarët, është shndërruar në një gjobëvënës. /CNA
Gazetari Mentor Kikia tha se në këtë moment nga skandali i...
Politologu i njohur Afrim Krasniqi komentoi sot skandalin ...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 122-të kundër ...
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin ...
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhj...
Avokati i Popullit ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Part...
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të ...
Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka kërkuar heqjen e...
Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për informacion dre...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia bashkiake dhe inspektorët e IMT-së kanë mbërritur ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur d...
Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i Fond...
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bash...
Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun...
Ergys Agasi ishte një personazh jo i panjohur në qarqet po...
Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së incene...
Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paeksp...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një l...
Një rast mashtrimi përmes “Call Center”-ave është goditur ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë s...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Pas më shumë se dhjetë vjetësh, forcat amerikane do të tër...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se drejtuesit e d...
Fabrika e birrës Wolters në qytetin verior gjerman të Brau...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...