Qendra “Gjenocidi në Kosovë” u drejtohet institucioneve: Kërkohet shpërbërja e Speciales dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka përcjellë një letër drejtuesve të institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë, duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, së bashku me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të lidhura

None found

Letra i është drejtuar kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, deputetëve të Kuvendit si dhe kryetarëve të partive politike. Në të, Qendra shpreh shqetësimin se pavarësia e Kosovës po përballet me rrezik.

Sipas kësaj organizate, vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, i marrë më 16 shtator, përbën “një goditje të rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës”.

Qendra pretendon se mënyra se si vendimi paraqet realizimin e pavarësisë së Kosovës bie në kundërshtim me të vërtetën historike të luftës çlirimtare.

Në dokument përmendet edhe deklarata e miratuar më 28 shtator nga 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Qendra thotë se përmes saj institucionet shtetërore u bënë thirrje të ndërmarrin hapa për “mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”, si dhe të hartojnë një strategji të përbashkët shtetërore.

Qendra ndalet edhe te zhvillimet e 29 shtatorit, kur u njoftua për caktimin e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë ankesat në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Përbërja e këtij Paneli vihet në pikëpyetje në letër, pasi Qendra thekson se disa gjyqtarë kanë shërbyer më herët në panele që kanë shqyrtuar çështjet ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

“Prandaj rezultati i vendimit të Panelit të Apelit është DÉJÀ VU!”, thuhet në dokument.

Përballë kësaj situate, Qendra kërkon që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe abrogimi i nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës të konsiderohen si “imperativ kategorik”.

“Vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm mund të shpëtojë Kosovën nga rreziku i madh që i kanoset”, vijon letra.

Forcave politike u kërkohet të ruajnë konsensusin e arritur përmes deklaratës së 28 shtatorit dhe të reagojnë të bashkuara ndaj zhvillimeve që Qendra i sheh si kërcënuese për Kosovën.

Sipas saj, një bashkim i tillë politik mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve të brendshme dhe në forcimin e unitetit shoqëror përballë presioneve të jashtme.


Shtuar më 30.09.2026 08:02

Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş