Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkanin Perëndimor, takime me Begajn dhe Ramën! Bojkton Serbinë dhe Bosnjen

30 Shtator 2026 | 07:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Tiranë, duke nisur nga Shqipëria turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Von der Leyen do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me Ramën, në orën 17:30 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të vijojë më 1 tetor në Kosovë, ku do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po më 1 tetor, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku në axhendë janë takimet me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Ndalesa e fundit e turit do të jetë Maqedonia e Veriut, të premten. Atje, presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në këtë itinerar nuk janë përfshirë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas njoftimit, vizitat në këto dy vende nuk janë parashikuar për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

Në qendër të vizitës së Von der Leyen është edhe ideja për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me synimin për të mbështetur procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Plani parashikon përcaktimin e reformave prioritare, afateve orientuese dhe objektivave për përfundimin e fazave të negociatave. Paralelisht, edhe vendet anëtare të BE-së pritet të marrin angazhime për të avancuar procesin.

Megjithatë, vendimet kryesore që lidhen me zgjerimin e Bashkimit Evropian vijojnë të kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjimnazistët kthejnë Francën në flakë dhe kaos, qindra të arrestuar! Protestat e dhunshme tronidisin vendin

Më shumë se 400 persona, shumica prej tyre fëmijë, janë arrestuar në Francë të martën, pasi adoleshentët në të gjithë vendin bllokuan shkollat e tyre...
07:47 | 30/09/2026

Në rënie të lirë! Popullariteti, Macron humbet 7 pikë në sondazhe

Treguesi i popullaritetit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kryeministrit të tij Sebastien Lecornu është në rënie të lirë, sipas një sondazhi të publikuar...
20:06 | 29/09/2026

Greqia i kthen eshtrat e Car Samuilit Bullgarisë pas më shumë se 1000 vjetësh

Greqia do t’i dorëzojë Bullgarisë eshtrat e perandorit Samuil, i cili sundoi nga viti 997 deri në vitin 1014, u konfirmua sot pasi informacioni u...
19:15 | 29/09/2026