Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Durrës
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një l...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një l...

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kanë marrë thirrje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Simiç në një postim në llogarinë e tij në "Instagram", atyre u vihen në barrë katër vepra penale: bashkimi me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues të Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar, rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
“Si gjithmonë, do t’i përgjigjem thirrjes, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, i vetëdijshëm, ashtu si edhe ata që e kanë shkruar këtë, se nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe se, si përfaqësues politik, e kam obligim të jem me popullin tim dhe të flas publikisht për vuajtjet e tij”, shkroi Simiç.
REL-i iu drejtua edhe Prokurorisë Speciale të Kosovës me pyetjet se për çfarë saktësisht dyshohen zyrtarët e Listës Serbe, për cilat ngjarje dhe sa persona dyshohen për veprat e përmendura penale. Ky instituion ende nuk ka kthyer përgjigje.
Simiç, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, vlerësoi se bëhet fjalë për “presion”, pasi tha se zyrtarëve të Listës Serbe u vijnë thirrje nga prokuroria e Kosovës “sa herë që e ngremë zërin për shkeljen e të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve”.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit. Zyrtarët e kësaj partie edhe më herët kanë marrë thirrje nga Prokuroria Speciale për intervistim lidhur me “sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.
Serbët në veri të Kosovës, gjatë viteve të mëparshme, kanë ngritur barrikada dhe kanë organizuar protesta për t’iu kundërvënë zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndërsa Lista Serbe i ka mbështetur rregullisht ato.
Prokuroria e Kosovës në qershor të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vendosjen e barrikadave në dhjetor të vitit 2022.
Këto barrikada u ngritën gjatë organizimit të zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pasi kryetarët e komunave dhanë dorëheqje në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës, me iniciativë të Listës Serbe.
Më pas pasuan tensione të shtuara, të cilat çuan në shpërthimin e dhunës në fund të majit të vitit 2023 në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë protestave të serbëve që kundërshtonin hyrjen e kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, i cili kishte fituar zgjedhjet pas bojkotit nga serbët lokalë.
Edhe gjatë kësaj dhune, në të cilën u plagosën më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it, në terren ishin të pranishëm zyrtarë të Listës Serbe. Organet e drejtësisë së Kosovës kanë proceduar rreth dhjetë persona lidhur me këto trazira, shumica prej të cilëve u liruan për t’u mbrojtur në liri me kusht, ndërsa disa shtetas të Serbisë u dëbuan nga Kosova.
Situata kulmoi me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë, afër Zveçanit, të cilin e udhëhoqi atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Në këtë sulm u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova për këtë sulm e akuzoi edhe Serbinë, gjë që Beogradi zyrtar e mohoi. /REL
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se drejtuesit e d...
Fabrika e birrës Wolters në qytetin verior gjerman të Brau...
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thanë të martën se e ka...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Parlamenti i Hungarisë votoi këtë të hënë për heqjen e imu...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha so...
Departamenti i Policisë së Universitetit të Harvardit reag...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të diel në Mynih...
Këtë të diel, në Shkup, u mbajt një marshim paqësor në mbë...
Gjermania po promovon krijimin e një “task-force” të Front...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e një l...
Një rast mashtrimi përmes “Call Center”-ave është goditur ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë s...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Pas më shumë se dhjetë vjetësh, forcat amerikane do të tër...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se drejtuesit e d...
Fabrika e birrës Wolters në qytetin verior gjerman të Brau...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...