LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Emigranti venezuelian qëllohet nga agjenti i ICE-së, akuzohet për rezistencë ndaj oficerit federal

Autoritetet pretendojnë se gjatë largimit pasqyra anësore e automjetit goditi një prej agjentëve.

30 Shtator 2026, 07:53 Nga E.d
VIDEO/ Emigranti venezuelian qëllohet nga agjenti i ICE-së, akuzohet
Pamje

SHBA- Një 28-vjeçar venezuelian, i cili u qëllua nga një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Austin të Teksasit, është akuzuar nga autoritetet amerikane për sulm dhe rezistencë ndaj një oficeri federal. Wilber Rafael Garces Perez u paraqit të martën në gjykatën federale, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti ndaj tij një akuzë për sulm, rezistencë, ndërhyrje dhe pengim të një oficeri federal. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 20 vite burg. Një seancë për paraburgimin e tij është caktuar për 2 tetor. 

Ngjarja ndodhi më 20 shtator në veri të Austin, kur agjentët e ICE ndaluan automjetin që drejtonte Garces Perez, i cili punonte si shpërndarës. Sipas dokumenteve të gjykatës, agjentët e kishin identifikuar atë si person ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër përfundimtar dëbimi. 

Sipas versionit të prokurorisë, Garces Perez u tregoi agjentëve patentën e drejtimit, por më pas kur iu kërkua të ndalonte automjetin dhe të dilte prej tij, ai mbylli xhamin dhe u largua. Autoritetet pretendojnë se gjatë largimit pasqyra anësore e automjetit goditi një prej agjentëve. Më pas, gjatë ndjekjes, një tjetër agjent qëlloi ndaj tij, duke e plagosur.

Megjithatë, avokatët e Garces Perez kundërshtojnë versionin e autoriteteve. Vetë 28-vjeçari ka deklaruar se nuk po përpiqej të arratisej, por po kërkonte një vend të sigurt ku të parkonte. Ai pretendon se automjeti i tij u godit nga një makinë e agjentëve të ICE dhe se më pas u qëllua. 

Rasti ka marrë vëmendje të madhe në Austin, ndërsa mënyra se si u zhvillua ndalimi dhe përdorimi i armës po hetohen nga autoritetet. Dokumentet e gjykatës tregojnë se agjenti që qëlloi Garces Perez nuk kishte kamerë trupore në momentin e incidentit, ndërsa agjenti tjetër kishte një të tillë, por nuk ishte në pozicion për të regjistruar momentin e të shtënës. Garces Perez u dërgua fillimisht në spital pas të shtënës dhe më pas u rikthye në paraburgimin e ICE. Sipas avokatit të tij, plumbi ka mbetur ende në trupin e tij. 

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Qarkut Travis County i ka kërkuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe ICE që të ndalojnë përkohësisht procedurat e dëbimit ndaj tij, duke argumentuar se prania e Garces Perez në SHBA është e nevojshme për hetimin e incidentit. Departamenti i Drejtësisë thekson se akuzat janë ende pretendime dhe se Garces Perez konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet në gjykatë./Dosja.al

shba emigrant vrasje

Sondazh

Poll

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun