I mori makinën babait dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

I mori makinën babait dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

08:05, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 15-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ishte marrë nga fëmija, pa dijeninë e të atit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco