Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ata po udhëtonin me një automjet, por më pas drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
15-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 16-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 15-vjeçari, pa dijeninë e të atit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.













