EU Perspectives: Rasti i ish-kreut të SHISH trazon institucionet, çështja vjen në një moment kyç për integrimin në BE
Rasti i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, po tërheq vëmendje edhe në nivel evropian, ndërsa Shqip&...
Rasti i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, po tërheq vëmendje edhe në nivel evropian, ndërsa Shqip&...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, nd&eu...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së mërkurë nga të njëjtat kushte atmosferike, duke ...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde të pashpenzuara në llogarinë unike pranë Bankës së Shqipëris...
DashiMjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni me tepër ato qe keni ne zemë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, ndërsa ka par...
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Nga Antonella Marchionni, IL RESTO DEL CARLINO “Si je?”. “Ende gjallë”. Është ora 19:16 e 30 gushtit. Ky do të ish...
Aktivisti Edison Lika ka folur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të rezistencës, duke dekl...
Guardia Civil ka arrestuar tre persona pasi zbuloi një plantacion kanabisi brenda një vile me qira në San Javier. Oficerët sekuestruan 400 b...

Një 28-vjeçar venezuelian, i cili u qëllua nga një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Austin të Teksasit, është akuzuar nga autoritetet amerikane për sulm dhe rezistencë ndaj një oficeri federal. Wilber Rafael Garces Perez u paraqit të martën në gjykatën federale, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti ndaj tij një akuzë për sulm, rezistencë, ndërhyrje dhe pengim të një oficeri federal. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 20 vite burg. Një seancë për paraburgimin e tij është caktuar për 2 tetor.
Ngjarja ndodhi më 20 shtator në veri të Austin, kur agjentët e ICE ndaluan automjetin që drejtonte Garces Perez, i cili punonte si shpërndarës. Sipas dokumenteve të gjykatës, agjentët e kishin identifikuar atë si person ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër përfundimtar dëbimi.
Sipas versionit të prokurorisë, Garces Perez u tregoi agjentëve patentën e drejtimit, por më pas kur iu kërkua të ndalonte automjetin dhe të dilte prej tij, ai mbylli xhamin dhe u largua. Autoritetet pretendojnë se gjatë largimit pasqyra anësore e automjetit goditi një prej agjentëve. Më pas, gjatë ndjekjes, një tjetër agjent qëlloi ndaj tij, duke e plagosur.
Megjithatë, avokatët e Garces Perez kundërshtojnë versionin e autoriteteve. Vetë 28-vjeçari ka deklaruar se nuk po përpiqej të arratisej, por po kërkonte një vend të sigurt ku të parkonte. Ai pretendon se automjeti i tij u godit nga një makinë e agjentëve të ICE dhe se më pas u qëllua.
Rasti ka marrë vëmendje të madhe në Austin, ndërsa mënyra se si u zhvillua ndalimi dhe përdorimi i armës po hetohen nga autoritetet. Dokumentet e gjykatës tregojnë se agjenti që qëlloi Garces Perez nuk kishte kamerë trupore në momentin e incidentit, ndërsa agjenti tjetër kishte një të tillë, por nuk ishte në pozicion për të regjistruar momentin e të shtënës. Garces Perez u dërgua fillimisht në spital pas të shtënës dhe më pas u rikthye në paraburgimin e ICE. Sipas avokatit të tij, plumbi ka mbetur ende në trupin e tij.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Qarkut Travis County i ka kërkuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe ICE që të ndalojnë përkohësisht procedurat e dëbimit ndaj tij, duke argumentuar se prania e Garces Perez në SHBA është e nevojshme për hetimin e incidentit. Departamenti i Drejtësisë thekson se akuzat janë ende pretendime dhe se Garces Perez konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet në gjykatë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, ndërsa ka par...
Një 5-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përplas nga një furgon në qendër të Bolzanoz pranë nj&e...
Dy ish-ministra të qeverisë së Viktor Orbánit në Hungari janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të fond...
Në prill të vitit 2024, Lindja e Mesme ishte pranë një përshkallëzimi që mund të përfshinte drejtpërdrejt Shte...
Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, u ...
Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Emiratet e Bashkuara Arabe po shoqërohet me mister dhe shumë pikëpyetje, pasi Ministri...
Interneti është përfshirë në reagime pasi presidenti amerikan Donald Trump u shfaq sikur po dremiste gjatë një aktiviteti pub...
Krista Pike ishte 18 vjeçe kur vrau një shoqe klase, për të cilën ishte xheloze, duke u bërë një nga gratë më...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave bren...
Mbreti Mohammed VI i Marokut ka ngarkuar Fatima Ezzahra El Mansouri, koordinatore kombëtare të Partisë së Autenticitetit dhe Modernitetit (P...