Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    Kryediplomati gjerman: E papërgjegjshme të vihet në dyshim kërcënimi rus ndaj Evropës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
    Ekonomi

    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    September 30, 2026
    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e datës 17 korrik parashikojnë projekte ndërtimi me lartësi 15 kate e më shumë, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër lidhet me zonat bregdetare. Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet edhe në mbledhjen e dates 30 korrik dhe 13 gusht. (Shih listën e plotë të vendimeve në 3 mbledhjet e fundit te KKTU në fund të lajmit)

    Vendimet janë për leje zhvillimi, ndërtimi apo rishikim të atyre ekzistuese dhe përfshijnë godina rezidenciale, struktura shërbimi, hotele dhe komplekse me funksione të kombinuara. Në listën e miratuar dominojnë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet, ku përfshihen disa prej projekteve me lartësinë më të madhe.

    Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë.

    Në Tiranë janë miratuar gjithashtu Elite Tower me struktura deri në 24 kate, Vertical Village me deri në 23 kate, si dhe projekte të tjera rezidenciale dhe shërbimi me 15 deri në 19 kate.

    Në listën e projekteve të reja përfshihet edhe zhvillimi i Rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stermasi”, ku parashikohen dy struktura të veçanta: një strukturë shërbimi dhe hoteleri me 23 kate dhe një strukturë shërbimi e banimi me 25 kate. Ky projekt është pjesë e nismës që ka nisur qeveria përmes Korporatës Shqiptare të Investimit.

    Përveç Tiranës, disa prej projekteve me lartësi të konsiderueshme janë të përqendruara në zonat bregdetare.

    Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 20-21 kate, ndërsa në Vlorë janë dhënë leje për objekte me deri në 16 kate. Në zonën e Shëngjinit është miratuar gjithashtu projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi me 1-15 kate mbi tokë.

    Krahas projekteve të ndërtesave shumëkatëshe, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë lejesh për investime në infrastrukturë dhe energji.

    Në sektorin energjetik janë përfshirë disa projekte për prodhim të energjisë elektrike, përfshirë hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike me kapacitete të ndryshme që shkojnë deri në dhjetëra megavat.

    Projektet(leje ndërtimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve të ndërtimit)

    Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – Tiranë

    1. Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë
    2. Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë

    Godinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë

    1. 1-15 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë

    Godinë banimi, shërbimi dhe hoteleri – Elbavo – Tiranë

    1. 3-14-17-19 kate

    Vertical Village – Tiranë

    1. Objekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokë

    Uzina Residence – Tiranë

    1. Rezidencë 16 kate mbi tokë

    Elite Tower – Tiranë

    1. Godinë banimi dhe shërbimi me 16 dhe 24 kate mbi tokë

    Kompleks rezidencial dhe shërbime – Durrës

    1. 6-7 dhe 20-21 kate mbi tokë

    Scarlet Tower – Tiranë

    1. Strukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokë

    Vertical Community – Tiranë

    1. Objekt rezidencial dhe shërbime me 12, 15, 17, 18 kate mbi tokë

    M-21 – Tiranë

    1. Objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë

    Garda Tower – Tiranë

    1. Objekt banimi, hoteleri dhe shërbime 43 kate mbi tokë

    Godinë banimi dhe shërbime – Vlorë

    1. 1-16 kate mbi tokë

    Objekt banimi dhe shërbimi – Tiranë

    1. 10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokë

    Godina banimi dhe shërbimi – Kamëz

    1. 13 dhe 16 kate mbi tokë

    The Wave – (Spille)Rrogozhinë

    1. Apart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë

    Duna – Shëngjin, Lezhë

    1. Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë/Monitor

    Lexo këtu rendin e ditës së KKTU, 17 korrik

    Lexo këtu rendin e ditës së KKTU, 30 korrik

    Lexo këtu rendin e ditës së KKTU, 13 gusht

    15 kate 16 kulla Këshilli Kombëtar i Territorit kkt kulla leje ndërtimi leje ndërtimi në Tiranë ndërtesa të larta ndërtim në Tiranë ndërtime ndërtime të reja projekte ndërtimi projekte të reja territor tirana urbanistikë zhvillim urban zhvillimi i Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    September 30, 2026

    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    September 30, 2026

    Kryediplomati gjerman: E papërgjegjshme të vihet në dyshim kërcënimi rus ndaj Evropës

    September 29, 2026

    Aksident tragjik në Itali/ Furgoni përplas 5-vjeçaren pranë një qendre tregtare, e mitura ndërron jetë në spital

    September 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.