• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI e SHISH/ Dosjet e VIP-ave në SPAK, DW: Kush e parandalon korrupsionin

by Sport Sport
September 30, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Nga Balluku te AKSHI e SHISH/ Dosjet e VIP-ave në SPAK, DW: Kush e parandalon korrupsionin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve të inteligjencës.

Në të njëjtën kohë, në Tiranë, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra, nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të sekretit hetimor.

Në këtë situatë, të shoqëruar me pikëpyetje për sigurinë kombëtare, Presidenti Bajram Begaj mblodhi të hënën, më 28 shtator, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, thuhej në deklaratën e shpërndarë pas mbledhjes.

Por rasti i ish-drejtoreshës së SHISH-it nuk është i vetmi. Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet në paraburgim. Ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej fillimit të vitit 2025.

Edhe dy ish-zëvendëskryeministra të qeverive Rama, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, po përballen me procedime penale. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu drejtues të lartë të AKSHI-t, ministra dhe ish-funksionarë të tjerë të lartë.

Dosjet “VIP”

Për vite me radhë, korrupsioni në nivelet e larta nuk ndëshkohej. Për këtë arsye, një nga pritshmëritë kryesore të reformës në drejtësi, e nisur në vitin 2016, ishte që zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë të mos mbeteshin më jashtë rrezes së drejtësisë.

“Pritshmëria ishte që institucionet e reja të drejtësisë të fokusoheshin tek korrupsioni i nivelit të lartë dhe tek çështjet ‘VIP’. Kishte individë që qëndronin mbi ligjin dhe pandëshkueshmëria ishte e theksuar”, thotë për DW Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Megjithatë, rezultatet e reformës nuk erdhën menjëherë. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të reja kërkoi vite, ndërsa hetimi i çështjeve të vjetra ishte shpesh më i vështirë.

Për Dorian Matlijën, avokat dhe drejtor ekzekutiv i Res Publica-s, fakti që sot një numër zyrtarësh të lartë përballen me procedime penale nuk do të thotë domosdoshmërisht se korrupsioni është më i përhapur se më parë.

“Ajo që ka ndryshuar ndjeshëm është reagimi institucional. Sot SPAK është një strukturë e specializuar, me më shumë pavarësi, kapacitete më të forta dhe mbështetje ndërkombëtare, si dhe me vullnetin për të ndërmarrë hetime që kanë thyer mitin e paprekshmërisë së zyrtarëve të lartë”, thotë Matlija për DW.

Kush e parandalon korrupsionin?

Dalja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë është vetëm njëra anë e funksionimit të institucioneve. Kur një rast korrupsioni mbërrin në prokurori, shkelja e dyshuar tashmë ka ndodhur. Sipas Dorian Matlijës, pikërisht në këtë drejtim rezultatet janë më pak bindëse.

“Po bëhemi më efektivë në ndëshkimin e korrupsionit pasi ai ka ndodhur, por jemi shumë më pak të aftë për ta parandaluar”, thotë ai.

Sipas tij, parandalimi duhet të nisë shumë më herët, përmes kontrolleve administrative, auditimeve, rregullave për konfliktin e interesit dhe deklarimit të pasurisë. Megjithatë, Matlija vlerëson se këto mekanizma shpesh nuk e kanë kryer siç duhet funksionin e tyre.

Edhe Komisioni Evropian arrin në një përfundim të ngjashëm në raportin e vitit 2025 për Shqipërinë. Sipas raportit, SPAK ka bërë “progres të prekshëm” në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Në të njëjtën kohë, korrupsioni mbetet i përhapur dhe mekanizmat për parandalimin e tij kanë pasur efekt të kufizuar.

Përmasat e problemit shfaqen edhe në kontaktet e qytetarëve me administratën. Në një sondazh të SELDI-t të vitit 2023, 52% e të anketuarve në Shqipëri thanë se ishin përballur me presion korruptiv nga zyrtarë publikë, ndërsa 40% deklaruan se kishin paguar ryshfet.

Afrim Krasniqi e lidh problemin edhe me raportet e pushtetit. Partia Socialiste qeveris Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend. Sipas tij, dominimi i zgjatur i një force politike ka dobësuar mekanizmat që duhet të kontrollojnë pushtetin ekzekutiv.

“Kemi një sistem të deformuar”, thotë Krasniqi për DW. “Kreu i ekzekutivit kontrollon ekzekutivin, parlamentin dhe institucionet.”

Sipas tij, përqendrimi i pushtetit është shoqëruar edhe me rrjete informale ndikimi, përmes të cilave individë jashtë institucioneve shtetërore mund të ndikojnë në vendimmarrjen politike, legjislacion dhe përdorimin e pasurive publike.

Kryeministri Edi Rama thekson se përgjegjësia penale është individuale sa herë që hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Edhe për rastin Hyseni, qëndrimi i tij ishte i njëjtë.

“Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar rreth kësaj teme në vetvete”, tha Rama.

Prova e rezultateve

Në maj, BE-ja konfirmoi përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, ku përfshihet edhe sundimi i ligjit. Tani vëmendja zhvendoset te zbatimi dhe rezultatet e qëndrueshme.

Edhe treguesit për korrupsionin japin një tablo të përzier. Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, nga 33 pikë në vitin 2012 në 39 pikë në vitin 2025, por mbetet ende pas vendeve të BE-së.

Për avokatin Matlija, integrimi evropian ka ndihmuar në forcimin e institucioneve si SPAK.

“BE-ja nuk kërkon më vetëm miratimin e ligjeve dhe reformave, por rezultate konkrete dhe të qëndrueshme”, thotë ai.

Për Afrim Krasniqin, pikërisht këtu qëndron edhe prova e integrimit: jo vetëm te përparimi formal në negociata, por te ndryshimi që sjell ai në vend.

“Thelbi duhet të jetë që Shqipëria, shoqëria shqiptare dhe institucionet shqiptare të ndryshojnë dhe të përmirësohen, në mënyrë që të bëhemi të denjë për integrimin”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, ky ndryshim duhet të ndihet edhe nga qytetarët, përmes sigurisë sociale, mirëqenies dhe pavarësisë, dhe jo të mbetet vetëm një arritje në letër./DW

Previous Post

Horoskopi për sot, 30 shtator 2026/ Dashuria, paratë dhe karriera për 12 shenjat

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI e SHISH/ Dosjet e VIP-ave në SPAK, DW: Kush e parandalon korrupsionin

Nga Balluku te AKSHI e SHISH/ Dosjet e VIP-ave në SPAK, DW: Kush e parandalon korrupsionin

September 30, 2026
Horoskopi për sot, 30 shtator 2026/ Dashuria, paratë dhe karriera për 12 shenjat

Horoskopi për sot, 30 shtator 2026/ Dashuria, paratë dhe karriera për 12 shenjat

September 30, 2026
Kthjellime dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për sot, 30 shtator 2026

Kthjellime dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për sot, 30 shtator 2026

September 30, 2026
12 gëzhoja në vendngjarje/ Zbardhet vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, çfarë zbuloi ekspertiza

12 gëzhoja në vendngjarje/ Zbardhet vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, çfarë zbuloi ekspertiza

September 29, 2026
Policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së

Policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së

September 29, 2026
Shqipëria mund bindshëm San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mund bindshëm San Marinon, merr kreun e grupit

September 29, 2026
Mashtrim në Evropë/ 1 milion telefona të përdorur janë shitur si të rinj

Mashtrim në Evropë/ 1 milion telefona të përdorur janë shitur si të rinj

September 29, 2026
Ndryshim historik në Marok/ Për herë të parë, një grua merr detyrën e kryeministres

Ndryshim historik në Marok/ Për herë të parë, një grua merr detyrën e kryeministres

September 29, 2026
“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

September 29, 2026
Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon, Uzuni shënon golin e dytë

Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon, Uzuni shënon golin e dytë

September 29, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL