Rolando Maran shkëlqen në startin me Shqipërinë, rekordi që nuk e ka vendosur askush më parë

Dy ndeshje, gjashtë pikë dhe kreu i grupit. Fillimi i aventurës së Rolando Maranit në stolin e Shqipërisë nuk mund të kishte qenë më pozitiv, pasi italiani triumfoi në përballjet me Bjellorusinë dhe San Marinon.

Të lidhura

None found

Edhe pse kundërshtarët konsideroheshin të përballueshëm në raport me nivelin e Kombëtares, Maran arriti të marrë maksimumin në të dyja sfidat. Një bilanc të tillë në startin e aventurës me Shqipërinë nuk e ka regjistruar më parë asnjë trajner tjetër.

Kryesimi i grupit, i favorizuar edhe nga ndalesa e Finlandës, i jep skuadrës shqiptare mundësinë të rikthejë identitetin e saj. Kuqezinjtë kanë shfaqur lojë më të rrjedhshme, luftë për çdo top dhe dëshirë të qartë për të synuar gjithmonë pikët e plota.

Këto elemente janë përcjellë te ekipi nga vetë Marani. Pavarësisht dyshimeve që shoqëruan emërimin e tij për shkak të së kaluarës, trajneri italian ka fituar mbështetjen e grupit dhe të tifozëve për idetë e tij. Përveç gjashtë pikëve, Shqipëria ka shënuar pesë gola dhe ka mbajtur portën të paprekur në dy raste.

Pra, skuadra e drejtuar nga Marani vijon të jetë e pamposhtur dhe ka ndërtuar një mbrojtje të vështirë për t’u çarë. Në këtë aspekt kanë dhënë kontribut edhe portierët Etrit Berisha dhe Alen Sherri. Ndeshja ndaj Finlandës pritet të jetë prova e parë e vërtetë për italianin, por deri tani statistikat janë qartësisht në favor të tij.


Shtuar më 30.09.2026 08:53

Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş